
Ne agun e kesaj vjeshte,teksa nje shi i imet trokiste ne
xham dhe gjethet e rena shumengjyreshe vallezonin ne shi,me binden se vera kishte ikur .Ajri i fresket i mengjesit me miklonte floket permes dritares se hapur.Stuhishem me erdhi nje ze qe me la habitur guximi i tij. Burri tek te shtatedhjetat qe po debatonte me zonjen e tij, filloi te ngrinte zerin asaj me nje arrogance.Nuk u mjaftua me aq, por e injoroi duke e peshtyre ne fytyre. Nderkohe, per habine time, ajo iu pergjigj ne heshtje, me nje buzeqeshje te lehte.
– O Zot,- mendova me vete,-pse gruaja eshte e destinuar te heshte? Siduket,nuk ishte hera e pare ky veprim i tij poshterues. Ky njeri nuk
ndryshon ,andaj duhet te ndryshoj une.- Mendova se kjo duhet te jete arsyeja e heshtjes se saj. Po, mire thone,
“Mos u perpiq t’i tregosh askujt sa vlen.
Ruajtja e dinjitetit eshte nje fitore e heshtur,por shume e madhe.Njeriu qe te njeh vertete ,e di kush
je.Ai qe te poshteron,ne ate cast ka humbur aftesine per te pare vleren tende.Ndersa ai vazhdonte te shante,une degjoja nga lart e frikesuar.Jeta eshte vertete nje dileme e perjetshme midis endrres dhe realitetit.Qendroja ne heshtje ,po vezhgoja me keqardhje durimin e asaj zonje mbi realitetin qe ajo ndodhej.
– Hajde ikim o burre! “Une te jap mjaltin, e ti falenderon bleten”,shtoi zonja ne kulmin e deshperimit .Pavaresisht perpjekjeve qe ajo grua fisnike ka bere,nese nuk ka reciproritet,eshte energji e cmuar, por e shkuar dem.Vazhdoja te ndjeja nje lloj dhimbje memesore.Ajo arriti nje fitore te heshtur, por shume te madhe.Ruajtja e dinjitetit eshte fitorja e saj.Nuk mati vleren e saj me sjelljen e tij ne nje cast dobesie.Per mua ajo ishte nje grua me dinjitet,me histori dhe me vlere.Nuk u pergjigj me te njejten monedhe.Heshtja e qete dhe fjala e pamatur mund te jene pasqyra ku ai nje dite do ta shohe
veten.Ne pleqeri njeriu nuk ka nevoje per shume ze, por per shume zemer.Pas disa javesh, rastesia beri te shoh ate zonje te qeshur teksa doli nga dyqani i luleve me nje tufe te madhe lule shumengjyreshe e aromendjellese. Eh, – mendova me vete,- shumengjyreshe si vete ngjyrat e jetes se saj.
“”””””””””””””
1 Tetori -Dita nderkombetare e te moshuarve
Sot degjuam fjale te bukura per respektin,dinjitetin dhe mirenjohjen ndaj te moshuarve.Por ne kete dite,lind natyrshem edhe nje pyetje:Cfare po bejme realisht per pensionistin shqiptar? A mjafton te themi ” Gezuar 1 Tetorin”,kur shume prej tyre mezi perballojne gjerat me bazike per te jetuar,si ushqimet,ilacet,energjine dhe ato shpenzimet e perditshme ? A eshte e drejte qe njerez qe kane punuar e kontribuar per dekada te detyrohen te mbeshteten tek femijet e tyre per te plotesuar nevojat me themelore te jetes? Femijet duhet te ndihmojne prinderit me dashuri. Por ndihma e femijeve nuk mund te jete zevendesimi i dinjitetit ekonomik qe nje pensionist duhet ta kete nga puna dhe kontributet e veta.Pensioni nuk eshte lemoshe por e drejta e nje njeriu qe ka punuar e kontribuar gjate gjithe jetes.Prandaj 1 Tetori nuk duhet te jete vetem nje dite urimesh e ceremonishe. Por, edhe nje dite reflektimi dhe kerkesash konkrete:Ti garantohet jeta me dinjitet. Me shume sherbime sociale e komunitare.Dhe, mbi te gjitha,respekt real per njeriun qe ka dhene nje jete te tere per kete vend. Ata nuk po kerkojne meshire por te jetojne me dinjitet nga ajo qe ka fituar me pune dhe kontributet e veta.Le te behet nje thirrje per me shume drejtesi ,dinjitet dhe kujdes te shtuar per moshen e trete.
“Mos na kujtoni vetem ne diten tone,mendoni per ne ne 365 ditet e vitit” Pensionisti nuk eshte njeri qe i ka kaluar koha, por nje njeri qe ka kaluar kohen duke dhene.Nje shoqeri e shendetshei degjon, i respekton dhe kujdeset qe vitet e tyre te fundit te mos varen nga meshira e femijeve .Gezuar 1 Tetorin me dinjitet ,jo me meshire,me te drejta, jo vetem me urime
£££££££££

Pensionisti nuk kerkon meshire,as lemosh,por dinjitet.
Cdo muaj perseritet e njejta
skene.Ne oren 7:30,radha e pensionisteve ka filluar tashme te
zgjatet.Me shkop ne dore, me hapa te ngadalte,ne doren tjeter shishen e mbushur me uje te akullt per te lagur buzet e thara nga vapa perveluese dhe lodhja , presin ne kembe deri ne mesdite. Fytyrat e tyre nuk flasin vetem per moshen. Flasin per nje mundim qe nuk duhet ta perjetoje askush ne vitet e pleqerise. Dhe,sikur te mos mjaftoje pritja, degjohet njoftimi qe te ngrine zemren: ” mbaruan leket”, ose “sistemi ka rene”.Atehere gjithcka nis nga e para. Pritje pafund. Ore te tera ne kembe,ndersa askush nuk mendon se keta njerez nuk kane me fuqine e dikurshme. Lind pyetja: pse nuk ndertohet nje sistem me i sigurt, qe te mos bllokohet vazhdimisht? Pse pensionistet duhet te paguajne me shendetin e tyre per nje problem teknik qe nuk e kane krijuar ata? Apo mos valle duan te mbulojne mungesen e lekeve? “Leket mbaruan”, degjohet jo rralle ky referen.
Me e dhimbshmja eshte fjalia qe artikulohet prej tyre ne radhe: ” Prape na duhet ta kalisim durimin ne radhe ne mjeranet”? -Sa e rende tingellone kjo thenie njezeri! Njerez qe kane punuar nje jete te tere, qe kane ndertuar kete vend,sot ndihen te harruar dhe te lene pas dore.A mos valle po vuajme nje denim? Pse pleqerine ta kalojme ne radhe,ne vape, ne lodhje e ne poshterim? Pensionisti nuk kerkon privilegje,apo lemoshe, kerkon vetem ate qe e meriton: respekt,organizim dhe dinjitet.Menyra sesi nje shoqeri i trajtone pensionistet e saj eshte pasqyra me e qarte e qyteterimit te saj. Dhe kjo pasqyre,fatkeqesisht,sot na tregon nje pamje qe duhet te na turperoje te gjitheve.
Vedi meno