“”””””””””””
Sot është dita jote
Mu duk sikur më the ; Uromë
E unë që të ndjej në çdo qelizë të trupit ,
Jo vetëm sot por çdo ditë të bekoj…..
Ti je ilaç për shpirtin tim
Je antistresi më shërues ,
Si një ninullë më vë në gjumë
Dhe kur gjumi më është larguar….
Ti për mua je vete jeta ,
Që më mbush shpirtin me dashuri ,
Prandaj sot në ditën tënde
Them tu bëftë dita njëmijë…
Poezi e mira ime ,
Të kam miken më fisnike ,
Kurr të fshehta me ty nuk mbaj
Sepse ti je mike magjike….
Sa të kemë frymë të frymoj ,
Në çdo ditë të jetës time
Unë me ty do jemë gjithmonë ,
Poezi moj mikja ime ……