Me poeten,gazetaren dhe shkrimtren” T’KISHA KRAHË TË DALLËNDYSHES Sikur t’i kisha krahët e dallëndyshes, do të vija të të vizitoja fshehurazi, si hajdute, të ta shihja buzëqeshjen në fytyrën tënde, ashtu siç të rrinte përballë shamibardha jote. Sa lot derdhe për atë, pranë gotës së helmatisur, e sa shumë dhimbje mbajte në shpirt, kur edhe ajo ta mori inat mungesën e forcës për të helmuar gjakun që ti aq shumë e deshe. E madhja shamibardha jote të thërriste çdo mëngjes e kurajo të jepte, por dhimbjet t’i fshehte, kurrë nuk t’i tregonte, vetëm që fytyra jote të buzëqeshte. E sa herë shoh njerëz të dehur, ma kthejnë kujtesën prapa, netët kur deheshim së bashku, ndonëse kilometrat na ndanin, e ne, me orë të tëra, flisnim që mallin për njëri-tjetrin ta shuanim. Ah, sa do të doja sonte t’i kisha krahët e dallëndyshes, të vija fshehurazi në dhomën tënde të beqarisë, t’i shihja ata sy të shkruar, e ta shuaja sadopak mallin që kam për ty. Kur kujtoj ato net të arta, më vjen të bërtas deri në kupë të qiellit. Më duket sikur ende ta dëgjoj zërin, sikur edhe sot i dëgjoj të qeshurat tuaja, ato çaste kur qeshnim e qanim së bashku. Jo, jo, nuk do të harrohen kurrë, ato netë të arta, ato kujtime të shtrenjta… Do të jetojnë brenda meje derisa sytë e mi të mbyllen përgjithmonë. Nga : Kumrie Avdyl Shala”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e testo

Në Pejë u promovuan dhjetë libra me poezi te profe. dr. Indira Avdyl Hoxhës
Në sallën e Kuvendit në Pejë, sot, më 18.10.2026, u mbajt promovimi i dhjetë librave të prof. dr. Indira Avdyl Hoxhës.
Duke vlerësuar veprimtarinë dhe kontributin e saj të çmuar, salla ishte e mbushur plot me intelektualë, poetë dhe shkrimtarë nga Tropoja, Tirana, Shkodra, SHBA-ja, Skandinavia, si dhe bashkatdhetarë nga diaspora në Gjermani, Zvicër e vende të tjera.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Të pranishëm ishin gjithashtu shumë poetë dhe profesorë të artit, kulturës dhe letërsisë nga qytetet e Kosovës.
Për biografinë, veprimtarinë dhe punën e prof. dr. Indira Hoxhës në fushën e kulturës dhe shkencës folën veprimtarë, shkrimtarë, përfaqësues institucionalë nga komunat e Kosovës. Në pamundësi për të marrë pjesë, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i kishte dërguar një telegram përshëndetës. Mesazhe përshëndetëse i kishin dërguar edhe shumë mikesha të saja nga diaspora.
Prof. dr. Indira Hoxha i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe përkrahjen, duke bërë të ditur se së shpejti do të botojë një libër shkencor kushtuar trashëgimisë kulturore për rolin e odave të burrave në mbarë Kosovës.
Nën moderimin e zonjës Anila Kodra, e cila e drejtoi veprimtarinë me profesionalizëm dhe me një zë brilant, promovimi u përmbyll në një atmosferë të veçantë, nën tingujt e fyellit dhe me recitimin e disa poezive nga librat e autores, dr. Indira Hoxha.Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e testo
Në fund të këtij aktiviteti kulturor u shtrua edhe një koktej, si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për të gjithë pjesëmarrësit në promovimin e librave të prof. dr. Indira Hoxhës

“””””””””””””””””

JU, POZITË E OPOZITË, E DOGJËT SHQIPËRINË?
Pozitë e opozitë, jeni fajtore për gjendjen faktike në Shqipëri.
Kjo ngjarje është shokuese. Ta bini në këtë gjendje rinin studentore, pleqet, gratë, këtë e ka bërë vetëm agresori serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Duhet shikuar mirë, se në ato protesta dyshoj se mund të ketë të involvuar dashakqi të tjera, vetëm e vetëm ta destabilizojnë vendin.
Nuk po mundëm te besoj që ka mundësi të sillen kaq pa mëshirshëm ndaj rinisë studentore, pushteti kur dihet se rinia është ajo që e mban shtetin. Pa rini, një shtet vyshket, plaket dhe në fund zhduket i tëri. Këtë destabilizim janë duke e kërkuar shumë dashakëqij, vetëm e vetëm të shkatërrojnë farën e shqiptarëve.
Tani për tani, nuk ju duhet asgjë, as pushteti e as shteti, kur rinia shkatërrohet, traumatizohet, rrahet brutalisht. Ky destabilizim nuk besoj që njerëzve normalë u pëlqen. Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë gjendje kaotike në Shqipëri.
Nuk besoj që studentët bëjnë një gjë të tillë, vetëm për ta shkatrruar shetin e tyre, ata janë te matur, por sa duket kjo situat kautike dikujt po i konvenon dhe i ka lodhè edhe studentët. Ne e dimë se Shqipëria është një vend me të gjitha resurset më të çmuara në Evropë. Atëhere pse gjithë kjo mjegullnajë, çfar duhet të mbuloj kjo situat kaotike, qe mos të qajnë kokën fare për rininë, qytetarët, ushtrinë e as policinë e shtetit shqiptar, kjo te bënë ne mdyshje.
Situatat e tilla po eskalojnë, po ti kujtojnë pamjet trishtuese sikur në vitin 1997, vetëm kallashnikovat po mungojnë.
Po shkatërroni popullin dhe rininë tuaj. Çfarë ju duhet pushteti kur digjen ministritë, digjet çdo dokument arsimor etj.?
Ne, në Kosovë, kishim agresorin serb, po ju çfarë po bëni, pse po shkatërroni vendin tuaj tuaj dhe njeri tjetrin ?
Kryeministër, thirrni mendjes! Edhe nëse je njeriu më i mirë,apo me i keqi, ju tani duhet të reflektoni që Tirana zyrtare të mos dëmtohet. Pjesa e madhe e rinisë dhe e popullit është duke të urryer. Pse? Sipas parashikimeve të mëhershme, gjithmonë protestat studentore kanë të drejtë, ata dinë çfarë duan. Kryeministër, si e shihni të ardhmen në Shqipëri, me pleq e plaka?!
Kur shkatërrohet e ardhmja e rinisë, çfarë suksesi ka ai shtet? Shikojini këto pamje, janë shokuese, të tmerrshme. A keni zemër ju, a keni ndjenja njerëzore?
Sa duket, edhe juve, deputetëve të parlamentit, pozitë e opozitë, kjo situatë është duke ju konvenuar. Kjo gjendje kaotike është e tmerrshme. Dikujt po i konvenon një gjë e tillë në pushtet? Nëse ju, deputetë të parlamentit, keni familje dhe gjak në zemër, duhet të reagoni menjëherë, të gjithë, pozitë e opozitë. Duhet mbledhje e jashtëzakonshme dhe të vendosni për jetën e qytetarit, sepse për këtë jeni aty, për jetën e tyre jeni përgjegjës për të gjithë. Mos futni përçarje vëllavrasëse mes policisë dhe popullit. Po e obligoni policinë e shtetit që t’i rrahë brutalisht qytetarët e çdo moshe.
Deri kur do të duhet ta tërhiqni zvarrë njëri-tjetrin? Jeni bërë si kanibalë. Kjo gjendje po na shokon neve në Kosovë.
Ju lutem, mos propagandoni me flamurin e UÇK-së dhe me emrin e heronjve e të komandantit Adem Jashari. Ata nuk luftuan për ta çliruar Kosovën nga shqiptarët, por luftuan kundër agresorit serb. Mos futni përçarje edhe me Kosovën, sepse Kosova mjaft luftoi kundër agresorëve shekullorë serbë, të cilët kanë vrarë e prerë fëmijë, gra, burra e pleq, kanë masakruar e dhunuar qytetarë të Kosovës. E ju, vëllezër dhe motra, po shkatërroni njëri-tjetrin. Ndaluni njëherë, bisedoni me njëri-tjetrin e mos u rrihni rrugëve brutalisht, duke u rrahur pleq, femije, student e polic.
Protestat janë legjitime në gjithë botën, po jo të dhunshme. Nuk duhet të digjet pasuria juaj, as të futet përçarje në çdo familje në Shqipëri.
Kryetari, kryeministri dhe ju deputetë të parlamentit të Shqipërisë, jeni fajtorë për gjendjen faktike? Ju duhet të dënoheni në emër të popullit, në emër të shtetit, për këtë gjendje të rëndë që po ia krijoni popullit tuaj dhe institucioneve tuaja.
Pozitë e opozitë, jeni fajtore për gjendjen faktike në Shqipëri.
E Shkruar nga :poetja, gazetarja, udheheqja e kategorive te luftes ne Pejë Kumrie Avdyl Shala.

“””””””””

T’KISHA KRAHË TË DALLËNDYSHES
Sikur t’i kisha krahët e dallëndyshes,
do të vija të të vizitoja fshehurazi, si hajdute,
të ta shihja buzëqeshjen në fytyrën tënde,
ashtu siç të rrinte përballë shamibardha jote.
Sa lot derdhe për atë,
pranë gotës së helmatisur,
e sa shumë dhimbje mbajte në shpirt,
kur edhe ajo ta mori inat mungesën e forcës
për të helmuar gjakun që ti aq shumë e deshe.
E madhja shamibardha jote
të thërriste çdo mëngjes e kurajo të jepte,
por dhimbjet t’i fshehte, kurrë nuk t’i tregonte,
vetëm që fytyra jote të buzëqeshte.
E sa herë shoh njerëz të dehur,
ma kthejnë kujtesën prapa,
netët kur deheshim së bashku,
ndonëse kilometrat na ndanin,
e ne, me orë të tëra, flisnim që mallin për njëri-tjetrin ta shuanim.
Ah, sa do të doja sonte
t’i kisha krahët e dallëndyshes,
të vija fshehurazi në dhomën tënde të beqarisë,
t’i shihja ata sy të shkruar,
e ta shuaja sadopak mallin që kam për ty.
Kur kujtoj ato net të arta,
më vjen të bërtas deri në kupë të qiellit.
Më duket sikur ende ta dëgjoj zërin,
sikur edhe sot i dëgjoj të qeshurat tuaja,
ato çaste kur qeshnim e qanim së bashku.
Jo, jo, nuk do të harrohen kurrë,
ato netë të arta, ato kujtime të shtrenjta…
Do të jetojnë brenda meje
derisa sytë e mi të mbyllen përgjithmonë.
Nga :
Kumrie Avdyl Shala
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.