Shkruar nga:Simon Deda”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

N I K A J & M Ë R T U R
Atje n’kreshta t’larta ku shqipja ka folenë
Aty gurët e thonë çfarë koha kujton
Besa e mikpritja aty kanë gjurmë të thellë
Nikaj & Mërturi – emër që s’harrohen kurrë
N’çdo kullë t’gurit e n’çdo prag shtëpie
Aty ruhet një histori, aty ruhet krenaria
Aty u rritën çika e djem me besë e nder
Aty gratë shqiptare të forta si malet përherë
Nikaj-Mërturi, fise të tokës së bekuar
Nessuna descrizione della foto disponibile.
Aty ka histori, e plot zemër miqësie
Me gjak, me fisnikëri, me fjalë e nder
Këto fise kreshnike kanë kangën në Gen
Nikaj-Mërturi, krenari e tokës shqiptare
Me shekuj, ndër breza, emri juaj jeton
Kush e njeh historinë tuaj të lavdishme
Me respekt, shqiptaria gjithmonë ju kujton
Malet dëshmojnë për jetë me sakrifica
Luginat ruajnë zërat e të parëve tanë
Aty çdo gur ka një rrëfim për të thënë
Çdo shteg e Gurrë ka një histori të rrallë.
Nikaj-Mërtur, të tokës së shenjtë Arbnore
Me histori t’pastër e me zemër bujare
Bijtë e tu, edhe pse shkuan larg atdheut
N’zemër e mbajnë atë vend të t’parëve
Krenar për kullat dhe gurët e vjetër
Ju, brezat e rinj, sot mbani kokën lart
Ruani si sytë traditën e pasur fisnike
Se ashtë histori që amanet na kanë lanë
Nikaj-Mërtur, fise të tokës së lashtë ilire
Malet dhe fushat ju ruajtshin në çdo stinë
Për mot e jetë me besë, nder e fisnikëri
Nikaj & Mërturi fise flori t’Shqiptarisë!
Më 30 tetor 2026
Simon DEDA, Gjakovë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.