Një blegtor njëherë
Pronar i dhisë së lidhur në një gardh
Thirrte blerësit me zërin e tij të çjerrë..
Blegërima e nënës dhi
E lartë ku s’ka më përzihej me të.
Rreth saj bridhte keci i vogël laraman
Herë e përqafonte në llojin e tij e herë pinte qumësht…
Deri diku ia zbuste dramën e ndjerë të nënës dhi.
Blegtori shpirtkazëm në pazarin e shpejtë
Kecin flijoi nē sytë e nënēs dhi.
Blegërima e saj shpoi qiellin duke lëvizur rreth gardhit e litarit deri sa ra në gjunjë…
Si kalimtare e rastit mbeta në skenën e shëmtuar të njeriut…
Nga pikëllimi thirra:
O njeri!!!
Sa kohë t’u desh
Të krijosh skenën e shpifur me pushtetin tënd djallëzor?!