Kan me ardh,
Dit ma t’mira, ta dish,
Kena me shpëtu nga vorfnia
Kena me pas tavolina plot me gjana
Do pêrtypim fshehas çastet e kalume,
Fjalët e pamendume kena me i shtru
Si pjatë kryesore në nji trapez t’madh
T’ulun përballë e larg njani-tjetrit
Kena me hesht si dy t’paditun…