
Nje “veture” doli nga ara,
Me të zotin qe e nget,
Polici i del perpara,
I çuditur nga ky mjet…
Veç nga modeli antik,
I shkon mendja menjëhere,
Edhe pse nuk ka helikë,
I ngjan si helikopter.
Kur u bind që s’asht veturë,
Eh, thotë: ç’më doli n’shteg,
Këtë shkelje s’ia fal kurrë,
Pa ma “nxe” xhepin me lek.
Si balon i ngjan gomari,
Mbaje krahun, i thotë “pilotit”,
Kët’ marri nuk mund ta fali,
Edhe n’kjosh i biri i “Zotit”.
Nga xhepi bllokun e nxori,
Mendon se gafil e gjeti,
Larg e larg fjalët ia solli,
Që të dilte te ryshfeti.
Mos kujto se je n’hava,
Ulu ngjitu, posht’ e lart
Me t’tan’ kyt karabina,
Si guxon me ra n’asfalt?!
Paske kenë me fat, o “mik”,
Je mesua leverda..
Thuaj, shyqyr që s’ka trafik,
Me na ba ndonjë hata.
Gjithsesi, po t’toleroj,
Por, s’ta fali ma ket’ gafë,
Punen ma gjat’ s’po ta çoj,
Se po m’dukesh burre eznaf.
Me qe jemi tek per tek,
Godin, e bajm’ krejt rehat,
Ma nxej xhepin me pak lek,
E, fluturo me at’ hallat.
Nuk t’falin ligjet e shtetit,
Duhet me pas’ shume kujdes,
Një fletgjobë, perveç ryshfetit,
Me çdo kusht m’duhet ta pres.
“Piloti”:
Dëgjo pak, i thotë fshatari,
Po deshe, mos ma var hiç,
Sa të shkon per shtat samari,
Ty, dhe kush t’ka “veshë” polic!
Mos i fut kasavet trurit,
“Piloti” gafil e kapi,
S’je i pari as i fundit,
Kot nuk thonë: polic hesapi…
Eh, meqë s’të rashë ne “grep”,
Kujdes, mos e humb fletgjoben,
Mbaje të ngrohtë ne xhep,
Paguaje kur t’marresh rrogen.
Ose, “zieje e pija langun”,
Fshatari, i jep “ferrarit”,
Polici ngeli i shtangur,
Tuj dëgju pordhët gomarit…!
I PERJETSHEM TE QOFTE KUJTIMI !
(Nje vit pa Dr. Zymer Kurti)
MALESIA E MADHE, SHKODRA, LEZHA,
T’QUAJTEN, DOKTOR ME SHPIRTE NJERIUT,
DO T’KUJTOHESH GJATE NDER BREZA,
KRENARIA E SHQIPERISE VERIUT !
NE MEMORJE NA KE MBETE,
AS NJE HERE S’TU SOS DURIMI,
SHUM FOSHNJE SOLLE NE JETE,
I PERJETSHEM TE QOFTE KUJTIMI !