Shkruar nga”Gjon Bruçi”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

MIQTË E MI TË FEJZBUKUT! NJË “DOKUMENT” ME VLERË
I VITIT 1954, QË REZONON EDHE SOT NË VITIN 2026.
. . .
Po afishoj këtu më poshtë një “Letër Lavdërimi” të vitit 1954, dhënë nga mësuesi, kur unë isha në klasën e dytë të Shkollës Fillore të Fshatit Lufaj të Mirditës. Nuk po e afishoj për të treguar suksesin tim në mësimet e klasës dytë, por për faktin e rëndësishëm se letra në fjalë, ka dy togfjalësh, që na sjellin kujtesën për kohën e Luftës së Lavdishme Antifashiste Nacional Çlirimtare, kohë e cila duket sikur është rikthyer, apo më saktë sikur kërkon të rikthehet përsëri sot në vitin 2026.
Vini re: “Letra e lavdërimit” e klasës sime të dytë, të cilën për fat e kam ruajtur me kujdes prej vitit 1954 e gjer më sot (plot 72 vjet), ka dy THIRRJE, ose më saktë DY SIMBOLE të veçanta në cepat e sipërme të fletës ku shkruhet: “VDEKJE FASHIZMIT” dhe “LIRI POPULLIT”
Është përshëndetja luftarake e Luftëtarëve të Ushtrisë Partizane Vullnetare të LANÇ, të Popullit Shqiptar, të cilët nën drejtimin e PKSH dhe nën Komandën e Gjeneralit të Lavdishëm ENVER HOXHA, çliruan Atdheun nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre kolaboracionistë, duke na sjellur në 29 NËNTORIN E LAVDISHËM TË VITIT 1944, LIRINË DHE PAVARËSINË E VERTETË PËR POPULLIN DHE VENDIN TONË.Potrebbe essere un'immagine raffigurante matrice di biglietti e testo
Kjo THIRRJE, apo ky SIMBOL vijoi të përdorej në komunikimet e shqiptarëve, por edhe në dokumentet zyrtare edhe 10 vjet pas ditës së Çlirimit, sepse Partzanëve legjendarë dhe Popullit tonë, iu desh të luftonin edhe plot dhjetë vite të tjera kundër bandave të nazifashizmit dhe mercenarëve të sistemit Kapitalist, të cilët u munduan pa sukses të mbysnin fitoren e LANÇ dhe jetën paqësore të Ndërtimit Socialist në Republikën e Shqipërisë.
. . .
Mirëpo, në këto vite të zeza të tradhëtisë e të demokrazisë, kur prej 40 viteve na mungon “ZOTI I KONAKUT”, në Shqipërinë tonë është rikthyer me të gjitha “asetet” neofashizmi, ndaj dhe SIMBOLET e veçanta Luftarake e Revolucionare të “Letrës sime të Lavdërimit”, janë bërë të domosdoshme të vihen në veprim, nëse duam ta kemi Atdheun tonë Lirë, të Begatë e me Dinjitetin që e patëm për gjysëm shekulli me radhë në Epokën e ENVER HOXHËS, në Epokën e Ndritur të Socializmit!
Thirrja luftarake “VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT”, është bërë më e domosdoshme se kurrë për çdo shqiptar, i cili e ka emrin të tillë, jo thjeshtë në pasaportën e identitetit, por në Identitetin dhe Dinjitetin e Kombit të tij me Histori të Lashtë e të Lavdishme!
“VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT!”
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.