Me poeten ” Elida Prifti”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Autore: Elida Prifti
DRITA PA MBËSHTJELLJE
Ajo nuk banonte në llambë. Ajo banonte në vetvete.
Llamba ishte vetëm një formë. Një kufi i përkohshëm. Një mbështjellje e brishtë prej qelqi që kërkonte të mbante të mbyllur atë që nuk kufizohet dot.
Një ditë, forma u thye. Qelqi u bë copëza. Heshtja u thye nga zhurma.
Dhe Drita ra.
Por, duke rënë, ajo nuk u shua. Ajo u kujtua.
Kuptoi se thyerja nuk ishte fund, por çlirim. Se rrëzimi nuk ishte humbje, por kthim në burimin e vet.
Nga ajo ditë, ajo nuk kërkoi më strehë. Ajo u bë vetë strehë. U bë qiell për veten e saj.
Dhe sa herë retë mundoheshin ta fshihnin, ajo ndriçonte edhe më fuqishëm, duke i tretur mjegullat dhe duke pëshpëritur në heshtje:
“Edhe e rrëzuar, unë prapë shkëlqej.”
LIGHT UNCONFINED
She did not dwell within the lamp. She dwelt within herself.
The lamp was merely a form. A temporary boundary. A fragile casing of glass seeking to enclose that which cannot be confined.
One day, the form shattered. The glass turned to shards. The silence was broken by noise.
And the Light fell.
Yet, in falling, she did not fade away. She remembered.
She realized that shattering was not an end, but liberation. That falling was not a loss, but a return to her own source.
From that day on, she sought shelter no more. She became shelter herself. She became a sky unto her own being.
And whenever the clouds tried to conceal her, she shone even brighter, dissolving the mist and whispering into the stillness:
“Even when fallen, I still shine.”

“”””””””””””””””””””Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e capelli biondi

Autore: Elida Prifti
Të gjitha të drejtat të rezervuara
VJESHTA E SHPIRTIT
Kur gjethet bien lehtë mbi qetësi,
Dhe koha zhvishet ngadalë nga çdo ngjyrë,
Një dritë e fshehtë lind brenda në njeri,
Ku shpirti gjen të vetën në pasqyrë.
Në këtë stinë ku çdo lule tretet,
Dashuria ndihet si një zjarr i gjallë,
Një rrënjë e thellë që në tokë mbetet,
Edhe kur shiu hidhet përmbi mall.
Nuk është vjeshta fundi i rrugëtimit,
Por pjekuria e artë brenda ne,
Ku dashuria kthehet n’dritë agimit,
Dhe mbjell të ngrohtën verë përmbi dhe.
AUTUMN OF THE SOUL
When golden leaves fall softly onto peace,
And time strips slowly down from every hue,
A hidden light is born within the soul,
Where spirit finds its own reflection true.
In this quiet season where every flower fades,
Love is deeply felt like a living flame,
A rooted depth that stays within the earth,
Even when the rain falls over longing’s pain.
Autumn is not the end of our long road,
But golden ripeness growing deep inside,
Where love transforms into the light of dawn,

And sows warm summer over the earth wide.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.