KUR TA JEP SHQIPTARI BESËN
Kur ta jep shqiptari besën
E vret veten e s’të korit
Nga të paret këtë mirë e kemi
Edhe sot e mbajmë traditë.
Kur ta jep shqiptari besën
E mban fjalën nuk e hedh
Deri tek varri e mban fjalën
Për atë botë kur ta përcjellë!
Kur ta jep shqiptari besën
Fjalën e dhënë se tjetërson
Edhe nëse dridhet toka e gjemon deti
Bjeshka më kërrsha të ushtonë!
Kur ta jep shqiptari besën
Deri në vdekje nuk të tradhton
Të pamundurën e bën të mundur
Besën e dhën në vend e qon.
Kur ta jep shqiptari besën
Dhe të betohët në flamur
Ai hedhët në flakë të barotit
Por më u mposht nuk mposhtet kurrë!
Kur të betohët shqiptari në besë
Me u bashku Shqipëria
Hapet toka edhe qielli
Gëzohet lartë edhe Perëndia!
(Z.S)
T’I LËMË IDET E KQIJA!
Është e dhimbshme
Dhe e shëmtuar kur e lexojmë
Për arsye feje
Të martohëm nuk guxojmë!
Vëllezër dhe ju motra
Mos ta teprojmë!
Më njëri-tjetrin
Zemrat tona mos t’i helmojmë!
Po kush na mbjelli
Këtë fatkeqësi
Si Shqiptar
Me pas ndasi!
Ju disa që anoni
E bëhi kundërshtar
Mos u bëni
Vëllezër qyqarë!
Po si dallohet
Vëllau për ka feja!
Mos e lasht
Pa u vra rrufeja!
Kur nuk e doni
Gjakun tuaj
Ikni shpordhnu
Bëhuni të huaj!
Vetëdijësohuni!
O vëllezërit e m’i
Për ka feja
Mos bëni ndasi!
T’i lëmë disa
Ide të kqija
Sepse me ne një ditë
Do të hidhërohët Perëndia!
Kurrë ne dritë
Nuk do të shohim
Zemrat tona
Kur si ngrohim!
Përgjithmonë
Do të lëngojmë
Vëllai vëllain
Kur e largojmë!
Hedhni sytë
Lartë nga Perëndia
Në mes nesh të futet
Vetëm dashuria!
(Z.S)