Të dua duke qesh…
Do shkruaj një varg tè bukur,
njè këshillë për vajzat dhe gratë.
Dilni nëpër foto edhe pa krehur,
mjafton me veten të jeni rehat.
Shpresoj ti dëgjoni këto kèshilla,
e nuk do të pozoni me flokë në fëtyrë.
Këtë do ta bëjnë veç femrat e lira,
Ato nuk kanë nevojë për pasqyrë.
Femrèn qè sè pari e krijoj Zoti,
i caktoj misionin më të vèshtië.
Të mos kaloj jetën me gjëra koti,
e thellë nè shpirt do të jetë e lirë.
Në vesh Zoti ja trego sekretin,
pranë një mashkulli gjithnjë do jesh.
Para teje do gjunjëzoj dhe Mbretin,
gjithmonë dua të shoh duke qesh.
Ti japësh jetë jetës e ke mision,
të fortë të bëra gjerë në dobësi.
Kur të bie pjesë ai që s’të vlerëson,
at’herë ke drejtë të jesh Perëndi.
Kam
një dorë miq
që më flasin përditë,
e dhjetë duar miq,
që veç më hedhin sytë..
E vetëm një
që i mungoj dhe kur jam,
e vetëm një
që më mungon dhe kur e kam….!
E tri pesqind duar,
që s’di as kush janë…!
Kam
ata që s’më kanë,
e më kanë ata që si kam…!
“”””””””””””””””””
Plaga e vjetër.
Plaga e vjetër e përtharë,
krijuar nga ngricat e motit që ka ik.
E pashë sot prapë qënka çarë,
e një pikës gjaku mbi të shëndrit !
E mjekova me ilaç e pomadë,
të bëra privat e blerë në farmaci.
Që dorë e lapsit të ndjehet e qetë,
frymëzim po patëm për poezi.
Plaga e vjetër shpesh dhemb,
kur nisin ngricat e moti ndryshon
Po s’është kjo që sot më tremb,
zhgënjimet pse shpirti s’mi shëron !