Na iku edhe Rraka, ishte një luftëtar për republikë – për Shqipëri!
Na iken heret “djelt e mdhej”!
Rraka ishte më i riu i lindur nga të katër “djelt e mdhej” sikurse i quanim ne në familje e që ishin:
• Bejtushi 1945-1997
• Ujupi 1946- 1975
• Salihu dëshmor- 1946-1999
• Rrahmani – Rraka1947-21.10.2020
Bejtushi dhe Salihu ishin vllezër, dhe të gjith djem xhaxhallarësh mes veti.
Pse i quanim djelt e mdhej ?!
Ishim familje me emër dhe shumëantarëshe, me odë të njohur qysh moti, “musafir” të rregullt të së cilës kishin qenë edhe Isa Boletini, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaҫica, Adem Voca etj., shumica prej tyre edhe miq të trungut tonë familjar, e shumë e shumë patriot të kohës e më vonë.
Meqë oda për shumë kohë(në mungesë të shkollës), ka qenë pjesa më e rëndësishme e historisë kombtare, natyrisht se ka pasur edhe rregulla strikte.
Pra që të mundeshe të hysh në odë dhe të dëgjosh bisedat, veq moshës, kriter ka qenë pjekuria që të shërbesh, dëgjosh me vëmendje dhe të dish ta mbash për vete ate që ke dëgjuar.
Pikërisht pse i kishin plotësuar këto kushte kryesore, djelt e mdhej, kishin dhënë provimin e hyrjes në odë me të drejtë dëgjimi, por jo ndërhyrjeje në biseda dhe jo edhe gjithherë ngrënje bukë në të njëjtën tërvesë(sofër), kjo ka qenë e përcaktuar nga numri dhe niveli i musafirëve.
Ne më të rinjët, veq Brahimit këtu në foto që kishte fituar të drejtën (ishte para nesh), mundeshim herë pas herë pas darke të hynim në odë, kryesishte kur s’kishte “musafir”.
Po i njëjti rregull vlente e dhe për nipat tonë që ishin të shumtë kur vinin te dajtë.
Lejen për të hyrë në odë e merrnim nga Rraka i cili kishte të drejtën të na largonte nga oda nëse nuk i respektonim rregullat.
Djelt e mdhej- kishin mbaruar vetëm 4 klasë të fillorës në fshat pasi deri në vitin 1968 shkolla ishte vetëm 4 vjeqare dhe për arsye të terenit pa rrugë dhe larg nga qendrat ku kishte shkolla tetëvjeqare e më tutje, nuk kishin pasur mundësi vazhdimi.
Rraka kishte qenë nxënës i talentuar, talent të cilin me vullnet autodidakt e ka ngritur gjithë jetën.
Ai meqë e donte popullin dhe vendin e vet me të tërë fuqinë mendore dhe shpirtrore, e kishte mësuar fort mirë edhe historinë e tij ndër shekuj.
Ishte në gjendje të debatonte me cilindo historian dhe të cilitdo nivel.
Lexonte shumë dhe vazhdimishtë!
Në fillim të viteve të 70-ta, Ujupi, Salihu dhe Rrahmani shkojnë për të punuar në Gjermani mes një firme sllovene Ujupi dhe Rrahmani, ndërsa mes një firme boshnjake Salihu.
Ujupi u nda nga jeta qysh në rini në vitin 1975 në moshën 29 vjeqare, ndërsa Salihu dhe Rrahmani vazhdojnë punën në minjera të Gjermanisë
Bejtushi tashmë kishte filluar punën në minjerën Trepҫa në Stantërg.
Me 11 Mars të vitit 81 shpërthyen demonstratat e rinisë studentore-shkollore me kërkesa bazë :
• Kosova Republikë
• Republikë kushtetuë ja me hatër ja me luftë
• Trepҫa punon beogradi ndërtohet
Ato demonstrata në të cilat kam marur pjesë që nga momenti i shpërthimit në menzën e studentëve, veq përkrahjes së gjërë nga klasa punëtore, sikurse ajo e kombinatit ndërtiomor Ramiz Sadiku, punëtorët e TC Kosova, të Amortizatorëve, të kombinatit Trepҫa, e shumë të tjera ndër ne, patën jehonë të fuqishme ndërkombtare sepse i luajtën themelet e federatës së brishtë jugoserbe, u përkrahën fuqishëm nga shteti amë Shqipëria dhe njëherit e aktivizuan dhe fuqizuan emigracionin shqiptare me qendër Gjermaninë dhe Zvicrën qe i prinin Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Ibrahim Kelmendi etj.
Salihu dhe Rrahmani, me të dëgjuar për demonstratat, pa u hamendur dhe pa shtyrje, i dhënë fund punës mbi dhjetëvjeqare në Gjermani dhe me trenin e pare qe e zene kthehen përgjithmon në Kosovë!
Ata me tu kthyer, marin pjesë në demonstratat ne Mitrovicë, për pjesëmarrje në të cilat, Bejtushi dhe Rrahmani denohën me nga disa muaj burg.
Po në atë vit, vjeshtë 1981, ata(Salihu dhe Rrahmani), pranohen në punë në minjerën e Stanërgut
Ata u kthyen nga Gjermania ku kishin punë dhe të ardhura shumë më të mira, i humbën kontributet pensionale në vlerë qindramijra markash që si morën kurr për arsye joserioziteti të “shtetarëve” të Kosovës, erdhën në Kosovë jo për privilegje, por erdhën për t’iu bashkuar armatës së madhe të punëtorëve shqiptar ngase mendonin që Kosovës më mirë se nga gjithkund tjetër, mund ti shërbehet nga nënëtoka e saj në Stantërg.
Po me atë përkushtim, ata morën pjesë në të gjitha lëvizjet dhe organizimet e bëra nga klasa punëtore e Trepҫës sikurse greva e minatorëve etj.
Është fatkeqësi në përmasa kombtare, pse nuk patëm politikë të nivelit adekuat kombtar, që të kuptohej qëllimi themelor i grevës së minatorëve, i cili kishte të bënte me dëshminë më origjinale para botës, se ky vend, kjo tokë, deri në thellësitë e pafund është autoktone shqiptare e jo serbe.
Ishte mu ai qëllim i grevës që e kuptonte forte mire serbia dhe reagoj ashpër e jo kërkesat per doreheqjet e dofar kuislingëve për tu zëvendësuar me kuisling të tjerë (derisa serbia nuk e ka braktisur Kosoven), sikurse po e vërteton koha!
Dhe sot, duke mos e shfrytëzuar të drejtën tonë historike të dëshmuar FUQISHËM dhe krejtësishtë në ORIGJINAL para botës, kemi ardhur në situatën, që serbia të na e mar edhe këtë pikë strategjike kombtare!
Salihu minator i dëshmuar, duke u kthyer nga Gjermania per ti sherbyer vendit te vet, ra dëshmor vet i 7 ti në kacafytje me falangat e ushtrisë okupuese serbe.
Dhe kanë fytyrë idiotët shqipfolës, që të gjithë të rënët për atdhe, ti quajn sipas skenarit dhe interesit të anmikut si “viktima” të luftës, thua se ata janë viktimizuar nga ndonjë fatkeqësi natyrore etj., e jo nga dora e anmikut pushtues!
Dikujt sot i duket pak(kurgjë), që Salihu, Rraka dhe shume te tjere,e braktisën punën dhe jetën në Gjermani, Salihut dhe shumekujt iu kushtoi hiq më pak se me jetë, me të vetmin qëllim që ti shërbenin sëafërmi atdheut.
Dhe kujt i duket pak, ta beje edhe sot kete sakrifice, vonë s’është kurrë!
Nuk thuhet kot: Guri i rëndë peshon në vend të vetin!
Klasa punëtore shqiptare, ku bënin pjesë Salihu dhe Rraka, në masën më të madhe ishte dhe mbeti në shërbim të ATDHEUT !
Ajo nuk mund të fajsohet pse politika dhe intelegjenca nuk e kryen punën e tyre dhe anmiku vetëmsa i ka thelluar dhe po i thellon vazhdimishte rrënjët në truallin shqiptar!
Të qoftë i leht dheu i atdheut të cilin e deshte më tepër se veten !