8.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Abdurahim Ashiku

Vëzhgim

PSE RESHJET MUNGOJNË NË BULETININ METEOROLOGJIK?Anteprima immagine

Informimi mbi reshjet, çdo ditë, në radio dhe në televizion, është i domosdoshëm. Është jetik për punën e përditshme të bujkut dhe blegtorit, verës dhe dimrit, për punën në transport, turizëm, për udhëtarin, për qytetarin e thjeshtë. Pse të mos jepen çdo ditë? Një paralajmërim i bërë sot, por a mjafton? “Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve.” Reshje intensive? Po sa? Në të gjithë territorin? Po sa, matur në milimetra e sqaruar se sa litra shi do të bien në një metër katror… Në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Lezhë, në Myzeqe… Tre dekada më parë krahas informimit për temperaturat, shpejtësinë e erës, vranësinë, etj. jepej edhe sasia e reshjeve rënë në çdo rreth e shprehur në milimetër. Të gjithë të moshuarit e mbajnë mend Petritin, meteorologun e përkryer në informacionet e mbrëmjes në televizionin shqiptar (i vetmi për kohën) apo edhe në radion shtetërore (e vetmja për kohën). Ndër të tjera ai jepte edhe sasinë e reshjeve jo vetëm në qytetet kryesore të Shqipërisë por edhe të dhënat në stacionet pluviometrike të vendosura edhe në krahinat më të largëta të vendit. Në ditë dimri, në kohë reshjesh të mëdha, secili mund të informohej për reshjet në formë shiu në çdo skaj të vendit ashtu si edhe reshjet në formë dëbore të shkrirë ose trashësi të shtresës së saj. Në një emision televiziv kohë më parë ishte e ftuar edhe një punonjëse e shërbimit meteorologjik ushtarak. Ajo foli për sasinë e reshjeve të rëna gjatë ditës. Përmendi shifrën 250 milimetra. Drejtuesja e emisionit e pyeti se çfarë do të thotë kjo shifër. Punonjësja, pyetjes së përsëritur, nuk iu përgjigj profesionalisht. Ajo disa herë përsëriti se “Kjo do të thotë shumë,

shumë, shumë…” Më erdhi keq për punonjësen dhe për padijeninë e saj profesionale. Njerëz të tillë që nuk dinë alfën e zanatit nuk duhet të dalin në ekran, turpërojnë veten por edhe institucionin që i mban dhe i paguan. Është e pafalshme që një punonjëse e një instituti meteorologjik nuk din më të thjeshtën e përgjigjes në këtë rast, përgjigje që e gjen në tekstet mësimore të gjimnazit. Një milimetër shi e rënë është baras me një litër ujë në një metër katrore kurse 250 milimetër shi janë 250 litra ujë në një metro katrore. Të bien 250 litra ujë në një metër katrore në një ditë do të thotë një vërshim i rëndë uji, vërshim që shkakton katastrofë… Nuk e di pse televizionet publike, kombëtare e jo kombëtare, e kanë hequr nga buletinet e tyre meteorologjike zërin “reshje”, nuk bëjnë analizë të tyre jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Shikuesit e televizioneve nuk kanë nevojë të shohin si përdridhen gjatë komenteve meteorologjike “mis-et”. Kanë nevojë të dinë edhe sasinë e reshjeve që bien në të gjithë vendin, edhe parashikimin në milimetra për ditët në vijim. Edhe IGJEUM, në paralajmërimin zyrtar në të njëjtën linjë me punonjësen e tij në dritaren televizive përmendur më sipër u paraqit. Edhe ai në të njëjtën gjuhë rruge foli… priten reshje shumë intensive… Informimi mbi reshjet, çdo ditë, në radio dhe në televizion, është i domosdoshëm. Është jetik për punën e përditshme të bujkut dhe blegtorit, verës dhe dimrit, për punën në transport, turizëm, për udhëtarin, për qytetarin e thjeshtë. Pse të mos i kthehemi kësaj praktike në informimin e përditshëm publik? Abdurahim Ashiku 6 janar 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.