21.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Abdurahim Ashiku

PËRMBYTJA E SHKODRËS, RAMA: TË MBYTET DIBRA !Anteprima immagine

Fejton

Çudi me këta kokat e vendit tim, çudi që përsëritet sa herë bie shi në Shkodër e sa herë përmbyten tokat e saj. Siklet të madh e kanë. Kështu Saliu… Kështu Edvini… Të dy një fjalë në gojë kanë: Të mbysim Dibrën për të shpëtuar Shkodrën. Saliu në vitin 2008 thoshte: Ndërtimi i HEC-it të Skavicës “Ul në mënyrë të ndejshme edhe mundësitë e përmbytjeve të mëdha në zonën e Nënshkodrës dhe të Shkodrës”… Edvini sot, në takimin me gazetarët tha: “Ndërtimi i Skavicës të cilën ne e kemi futur në proces, do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e HEC-eve, por derisa të jetë Skavica aty që është rezervuari ujëmbledhës për të mos lejuar që uji të mos shkarkohet dhe të kthehet në energji, sfida e menaxhimit është kryesore dhe ne e kemi fituar këtë herë sfidën e menaxhimit.” Çudi e madhe me kryeministrat e vendit tim. Për të shpëtuar nga përmbytja e përkohshme afro 2000 hektarë tokë të ultësirës së Shkodrës duan të mbysin një sipërfaqe disa herë më të madhe toke nga më pjellorja, më e sistemuara në luginë e Drinit të Zi nga Gjorica në Reç ! Për të shpëtuar përkohësisht disa dhjetëra familje që sistematikisht përmbyten nga vërshimet e ujërave duhet të shkulen me rrënjë afro dyzet mijë banorë të luginës së Drinit të Zi që mbytet përgjithmonë nga ndërtimi i HEC-it të Skavicës ! Sali Berisha do ta mbyste Dibrën, por me gjithë deklaratat e bujshme: “Unë di të ndërtoj vepra botërore”, nuk e mbyti, nuk pati bythë, nuk pati dhëmbë për të thyer “kockën dibrane”. Edi Rama e mbyt Dibrën. Është i çmendur, i papërmbajtshëm. Ka në krah…Amerikën. Sigurisht, po qe se në Dibër nuk kanë mbetur dibranë…

Abdurahim Ashiku

Athinë, 15 janar 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.