14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Abdurahim Ashiku

PO “RRUGËS SË ARBRIT” ! JO SKAVICËS !
Një parullë që po shkruhet…

Më 29 nëntor 2021 pritet të përurohet një “tejshkë”* e Rrugës së Arbrit, tejshka nga Tirana në Klos !
Për rrugën e plotë, Tiranë-Dibër e Madhe, tash për tash nuk bëhet fjalë.
Flitet që, për probleme në tunele, rruga do të devijojë me një ngjitje e zbritje malore panoramike.
Për tu dalë përpara “rreziqeve të rrugës devijuese” me të drejtë nga specialisti Demir Osmani është bërë publik një manual kujdesi dhe vëmendje për shoferët. Jeta e njeriut në plan të parë.
Me sa duket “rrugën devijuese” nga tunelet e Rrugës së Kombit malit përpjetë rrugës gurë e baltë, do të jenë shoqëri e përurimeve “djathtas” e “majtas”.
Mësohet se përveç lodrave e curleve, parullave, banderolave e ngjyrave kuq e zi dhe rozë po shkruhet edhe një parullë e madhe:
PO “RRUGËS SË ARBRIT” ! JO SKAVICËS !
Rruga e Arbrit, stacioni i fundit i së cilës është në Dibër të Madhe të Maqedonisë, për të vijuar në Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup…, me mbytjen e Luginës së Drinit të Zi dhe shpërnguljen masivisht të dibranëve (disa herë më shumë se shpërngulja ‘1913) nuk do të jetë më “Rruga e Dibrës”, do ti kalojë asaj tangjent siç i kalohet një varreze.
Përveç parullës me shkronja të mëdha kapitale pritet të ketë edhe zëra në mbrojtje të Dibrës, zëra që do ti thonë PO asaj dhe Jo hurdhës së Skavicës.
PO “RRUGËS SË ARBRIT” ! JO SKAVICËS !
a_ashiku@yahoo.gr
* tejshkë, dialekt – copë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.