Lumit të vërshuar ,
kaherë nga shiu i lotit
Shkëlqej,
një rreze dielli e ngrotë,
Ndoshta i thanë,
stuhitë që ngritën dallgët e motit,
T’ shijojmë verën,
mjaftë patëm t’ ftohtë!
Lulja që nuk qelë,
mos e bëj me detyrim,
Nuk ishte ,
lulja e stinës tënde,
Duhët të presësh,
blerimin në tjetër stinë,
Ajo që t’ përket,
të sjell aromë me ëndje!
Mos kërko rërë,
tek shkretira ,
Se rëra qëndron,
buzë valëve të detit,
Në shkretirë,
ka veq gurë dhe rrëpira,
Mos kërko as dhe një grusht,
s’ e aty qohët tërmeti!
Mos u ndalë,
vazhdo me ecë përpara,
Pavarësisht rrugës t’ shtruar,
me gjemba dhe gurë
Hapat që ke filluar ,
nuk kthehën prapa,
Vazhdo gjerë sa t’ shkelësh,
në fushen e bleruar!
Kësaj fushe,
do t’ ndjeshë shumë këngë,
Secila me ritmin e vetë,
ka me të prekë në zemër,
Por kënga që do t’ këndosh,
me ritmin tënd,
Të bën të pavdekëshme,
dhe do t’ bëjë emër!
Abide Gashi
; 29 korrik 2020, Mitrovicë
“”””””””””””””””
Ty moj lule,
në ato livadhe,
Dil moj dil,
s’ e bleroj pranvera,
I thuaj gocës,
që po rrinë n’ dritare,
Le t’ vje të marrë,
shaminë që më solli era!
Eh çfarë i duhet ,
shamia asaj,
Ia këtheu lulëja,
ëmbël me dashuri,
Ajo ëndrron çunin,
dhe zemrën e ka në vaj
Sytë tuaj t’ blertë,
e magjepsin me magji!
Do t’ i falë goca të gjitha,
zemrën me gjithë shami,
Posa të ikë dita ,
dhe të vijë mbrëmja,
Do t’ ruaj ty,
me shumë dashuri,
S’ do t’ lë të këpusësh,
ma lule tjera!
Do t’ lidheni bashkë,
të dy aq fortë,
Për mos t’ u ndarë,
as një çast,
Të shetisni vendet,
çdo cep në botë,
Të përqafuar,
dhe duke u dashtë!
Kërcej djali lehtë,
nga gëzimi,
Me shaminë e gocës,
në dorë,
Iku aq shpejtë,
larg prej perëndimi,
Dhe kur u kthya,
me gocën lidhën kunorë!
Abide Gashi
; 28 korrik 2020, Mitrovicë
“””””””””””””””””
Për librin do t’ thoja ,
s’ e është një kopsht i jetës,
Ku shpirti e gjenë,
paqën dhe qetsinë,
Kur e lexojmë,
na ofron afër t’ vërtetës,
Ku mësojmë dhe ngritemi ,
me diturinë!
Kopertinat e tij,
janë portat e një kulle,
Ku janë të gdhendur,
emër dhe mbiemër,
Përbrenda,
janë kultivuar shumë lule,
Me ngjyra ylberi,
që i kem për zemër!
Aty jetojnë tregimet,
me mesazhe njerëzore,
Që na bëjnë ,
të mendojmë sa më drejtë,
Duke lexuar libra ,
ndjehësh madhështore,
Aty shkruhen ngjarjet ,
që kan ndodhur n’ realitet!
Lexoni dhe lexoni ,
sa më shumë libra,
Shkruani,
dhe nëse e ndjeni në shpirtë,
Nga libri mësojmë ,
veq mësime të mira,
Libri na falë ,
natës tonë shumë dritë!
Abide Gashi; 28 korrik 2020, Mitrovicë