SHIU I VJESHTËS
Ka mbuluar mjegulla,
majet e maleve,
Qiellin e kan fshehur,
thellë retë gri,
Lëndinat u ngjajnë,
më tepër moqaleve,
Zingjir pa këputur,
po bie ky shi!
Tetor i zymtë ,
në këtë vjeshtë,
Nuk shkëlqejnë,
ngjyrat e zjarrta,
Fushën e futbollit,
moti e ka heshtë,
Parqet e lojërave,
kan mbetur të zbrazta!
Zogjtë janë strukur,
nën pullaze,
Nuk dëgjohet ,
as një cicërrimë,
Fluturat nuk dalin,
ma prej oaze,
Lulet për toke,
u shtrinë në këtë stinë!
Pas perdës të mëndafshtë,
sodis në dritare,
Sikur s’ e pranon zemra,
këtë ndryshim,
Vërvitem si gjethëja,
e zverdhur rënë në halle,
Kur e përplasë era,
nga dega me rrëmbim!
Të gjithë e duam,
vjeshtën e artë,
Dhe i adhurojmë,
të gjitha ngjyrat e saj,
Por kur na kaplon,
furia e motit të ftohtë,
Na duket s’ e gjithëqka,
na ka faj!
8 tetor 2021, Mitrovicë