31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

ADELINA PALI

“BIJA IME”
Nuk di me c’ta krahasoj dashurin për Ty.
Edhe universi më duket shume pak.
As me diellin e hënën dot s’të krahasoj.
Je më shumë se kaq, je i imi gjak.
Githcka do të jepja për ty ne kët jetë .
Sepse gjëja më e shtrenjtë për mua ti je.
Do të falja gjithë qetesinë e shpirtit tim.
Te kthesh realitet, cdo ëndërr qe ke.
Do te ndjek pas kudo, deri ne frymen e fundit.
Gjithe fuqine e botës ,do ta dhuroja ty.
E sa herë te me duash në cdo rast nevoje.
Në cast pranë teje, do me kesh aty.
Edhe zemrën do ta jepja ty bija ime .
Për të parë se si duhet nje njeri në të vërtetë.
Do të të jepja edhe frymën time .
Të kuptosh se sa rëndësi ke për mua ne jetë.
“”””””””””””””””””””””””””””
“DALLENDYSHJA POEZI”
Të kërkoj ndjesë e imja poezi
Ah, kemi disa kohë pa u takuar…,
Ti je e mirë e s’më mban mëri`
Megjithëse vargun t’a kam harruar !
Edhe pse e përkohëshme, e trishtë kjo ndarje
E për këtë , faji është vetëm i imi …,
Por dua t’a dish , se nuk është braktisje
Nesër, të premtoj , do rinis udhëtimi !
Një çast mendova ,sikur më ishe larguar
Si dallëndyshja që lë folenë, e ikën larg ,larg…,
Harrova që foleja ne timin shpirt ish ndërtuar
E dallëndyshja–poezi, me këngë do kthehej prapë !
– ADELINA PALI –
“””””””””””””””””
Në dallgët e jetës , të gjithë notojmë
Herë të mërzitur , dhe herë të qetë
Merzitjes së tepër, duam ti shpëtojm
Por mbytemi në të, pa dalë në breg !
Me mund vërtitesha , nëpër dallgë
Pa arritur të shikoj asgjë si më parë
Në atë det turbullirash , që të ç’mënd
Bërtas fort , për jetën si e marrë!
Por prapë, nuk mbytem në atë det trazirash
Se jeta dhe në të keq , duhet shumë
Mundohem të zhduk , gjithë mbrapësirat
Fitimtare mbi ato dallgë, dua të dal e vetme unë !
Të dua o jetë, si do që të vish
Duke duruar , dallgë e stuhi !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.