30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Adriana Benga

Fotografia e Adriana Benga

* Perëndim *Fotografia e Adriana Benga

…Kur djelli skuqi horizontin
Dhe shkoi të flerë diku
Buzëmbrëmja sytë mi vodhi
Dhe më dha sytë e tu.

Dhe s’di përse u ndjeva
Më e bukur dhe e lehtë
Me sytë e dashurisë
Shikon më mire vërtetë

Të shndritshëm ylli ,hëna
I shndritshëm bregu i gjërë
Një vals zë këndon zemra
Dhe nis të flasë pa ndjerë

Tek ec bregut përmbi
Dhe valëve që këndojne
Me duket se gjithë
vitet
Nga supet me firojnë

Ndaj nis në rërë të shkruaj
Vec emrin tënd te plotë
Ti je sekreti i ëndrrës
Që unë nuk e fsheh dot.

– Adriana Benga –

… Mos prit të mbarosh universitetin,
të dashurohesh,
të gjesh një punë,
të martohesh, të kesh femijë, ta shohësh veten të sistemuar,
të humbësh ato dhjetë kilogramë,
që të vijë darka e të premtes apo mëngjesi i së shtunës.
Nuk ka moment më të mirë se ky për të qene i/e lumtur.
Lumturia është nje rrugëtim, jo një destinacion.
Puno sikur të mos kesh nevojë për para,
dashuro sikur të të mos kenë lënduar kurrë,
dhe kerce, sikur të të mos shihte njeri.
Kujto se lëkura rrudhet
flokët behen të bardhë dhe ditët behen vite.
Por kryesorja nuk ndryshon:
Forca dhe bindja jote nuk kanë moshë.
Shpirti yt është ai që largon tutje cdo ngatërresë që mund të jetë krijuar në të.
Pas cdo fundi ka nje fillim te ri.
Pas cdo arritjeje ka nje sfidë tjetër për tu kapërcyer.
Përderisa je gjallë, ndjehu i/e tillë.
Shko përpara edhe kur të gjithë presin rrëzimin tend!!Fotografia e Adriana Benga

– Nënë Tereza –

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.