Poezia është si kokrat e kafesë në një përzjerje ekspresi.
Ca kokra të mëdha e ca kokra të vogla.
Secila pjekur veçuar…
Shije e cilësi të ndryshme,në një filxhan shijohen të bashkuar.
Poezia e tret gjithë botën në një filxhan
Asnjëra tjetrën se ndan.
Njëra vallzon lambandën nga Brazili
E tjetra…,sjell aromë oqeani nga Kili.
Poezia është si letra lakmuese,gjurmues kimik..
Ngjyroset me çdo frazë e varg.
Veçon dhimbjet e përzjera.
Percipiton muzën nga shpirtrat që eterohen larg.
Poezia është si bima më e dobët në pyllin e dëndësuar.
Si kokriza e ndrojtur e rërës në dunat nga dielli përvëluar..
Si bulza indifirente e ujit në ujvarat me ujë të kulluar..
Poezia është jeshilja e zbehur në një livadh lulesh të gjelbëruar.
Poezinë e ushqen dhimbja dhe e harlis dashuria.
Poezinë e shpërthen shpirti i trazuar.
Poezia lind dhe s’vdes…
Poezia edhe kur është eremite,përjetësisht jetës i buzëqesh.
© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:07.06.2020