22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Afërdita Salihu

NANA
Sonte nuk kam lot, i kam var në qerpik për t’u nder
Ndërsa u ktheva prapa në kujtesë
Jashtë bie shi, nga veriu fryn erë
Sa mirë, vetëm unë e ti. Nga brenda e mbylla derën, kushdo qoftë jashtë
Le të presë.
M’i lidhje flokët fjongo ndërsa të rrija në prehër
– Nënë, pse fluturojnë dallëndyshet?
E ti më buzëqeshje me cepin e buzëve eter
Si me pahir, si një buzëqeshje e grishur.
-Një ditë kthehen, kushedi, mund edhe të treten
Por pluhurin e harresës mund ta fshijë njeri
– Nënë, mos më huto, jepi një kuptim tjetër!
Ndërsa brofa në këmbë, si demi me brirë.
Nata na mbuloi, porsi gjethi degët
Nê prehër u riktheva të kapja përgjigjen
– Nënë, të kujtohet pyetja…
….. a khehen dallëndyshet?
– Drita dhe muzgu nuk gjasojnë aspak
Por që nuk bëjnë pa njëra tjetrën!
Pata frikë. Në prehër iu mbështolla si guackë
“ Nënë, po pse nuk ma the për vdekjen?”.
Dikush troket te dera. M’kish lënë porosi:
– Meri lotët, futi brenda, se jashtë po bie shi!
Asgjë nuk fola. Do të rri edhe më.
Nga kujtesa nuk dola
Tash e kuptova përgjigjen, kur nuk rron më ime MË!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.