15.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Afërdita Salihu

ZAMBAK

E krijova një udhë, në botën time pahiri

Mora gjethet e vjeshtës, i pagëzova: kohë!

Eshtrave të tyre i ndava shfijëzimet

Ndërsa flokët fjongë i lidha me to.

&

Papritmas u ndesha me një mur plot vrima

Nga ku çitnin kokë ca si nëpërka

Seç më aludonin pas kaçubave, trima

Ku tokës pjellore shterp i thënkan.

&

Dhe filluan t’më flasin siç çirren langojtë

Në fakt filloj e qesh pa pas aspak frikë

Edhe pse desh më shqyen me thonj

Por nuk ishin veç se zvarranik.

&

Çuditërisht filloj e paloj udhën si të qe një leckë

e lypësve tek qëndrojnë asfalteve kudo

U ktheva e mërzitur, ndalë sikur breshkë

Pa e ngritur zambakun, që i mbijeton secilës kohë.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

DEHJE

Shumë vargje i kam vjedhur shpirtit

Fshehur pas lotëve, muzgjeve

Me to hidhja valle tinëz

Ndërkaq pushoja lugjeve.

&

I vodha edhe pse më ushqente

Një babëzitje deri në bërthamë;

Por për çudi, ziheshim për sende

Ndërsa ndjenjat rrinin mënjanë.

&

Shpirtit i kam vjedhur shumë vargje

Ndaj dhe po rrëfehem;

– I jam borxhlike porsi një bahçeje

Për lulet që filluan kanë të zbehen.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.