20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Agetina Ruqi

Klithme…

—————-

Me pat’ thene nena ime

Mos i merr “udhet e botes”

Rri ketu ndaq’bjeri fyellit

Melodia esht e jotja

Ah moj nene

Q’me paske thene

Qielli…toka

Qenkan zene.

A.R.

“””””””””””

Une… une pra

jam ne menyren me brutale e sincerte.

E gjithe jeta shkruar “thjesht”ne nje flete.

Destenacioni…nje laps…

ca nete pa gjume

Une…ti…une.

A.R.

“”””””””””

Mos qaji i dashur per fletet qe rane,mos qaji

Ne fund-fillim kish’ shkalle, do ngjiten pastaj.

Jo qe s’ngrihet më një gjethe e rënë

Merzine merr me vete bie rënd-rëndë

Mos qaji i dashur, loti yt prej burri

nje re boje hiri gjithe shpirtin e zuri

Moos i dashur te lutem mos qaji

ne fund-fillim ka shprese do ngjitemi pastaj

“””””””””””””””””””””””””

PER TY…
Ti frymon qetësisht..
Me njëmijë dhimbje n’shpirt
Kur nata hedh terrin e dyfisht’
Qetësisht kerkon ti dritë
Dhe endet nëpër dhome si flutur
Shpresa, kunder mendimit absurd
Aftesi jotja konsiston egzitencen
Udheheq bindje, ndjenjat i lekund
Nje dashuri pertej t’prekshmes
Lind si revolt njerezisht
Kështu bëhen t’përhershme
Dhimbje-mall njekohesisht
Nga qielli nuk zbriti si meteor
N’krahë të t’mbajë me dinjitet
Jam un’ i dashur që s’heq dorë
gjer sa t’kem frymë e jetë
Edhe kur ti klith e ofshane
Kur ti qan me dënesë
si nje ëngjëll të vij pranë
Të kam falur shpirt e besë

Universale janë dashuritë

Pasurojmë të dy vet’veten

I kemi dy trupa e nje shpirt

Hyjnorë sa t’kemi jeten.

Agetina

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.