19.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Mars 2025

Agim Çuni

Shënime për MERTURIN e GURIT…..Imazhi mund të përmbajë: mal, qiell, jashtë, tekst dhe natyrë

Katundi i Merturit, kund 60 shpi, mbahet fis me Mertur të Pertedrines e asht ama e fisit Merturit , shtrihet më nji shpat mali e kishtarisht shkon me Famulli të Berishës. Dahet në pesë lagje(pesë vllazni): Papdedaj, Doçaj, Buçvataj, Martetaj e Bibaj..

Thonë se migjë (axhë) e nip paskan pasë ardhë motit prej deti: migja ngulë në Berishë e nipi në Mertur. Prej këtej hapë e dalë në Rajë, Bjakë, Bëtoshë, Markaj, Mulaj, Kotec, Tetaj, Shen¬gjergj, Palç, Salcë, Brizë e Aprripë të Gurit. Të gjitha këto katunde njehen të njajtit fis e nuk martohen nder veti. As me Berishë nuk janë martue deri vonë. Kallxojnë se Markiq Doda i Doçaj të Berishës ka pasë marrë nji bi në Bibaj të Merturit. Per ketë gabim ra shplaka e Zotit, hi gjaku i keq e u dol fare krejt kjo shpi..
Edhe Merturi i pertedrines mendon se i pari i tyne ka ardhë prej së jashtmi (Merturit Gurit )e se asht i njajt fis me Aprripën e e gurit.
Qe si i kallzojnë brezat e fisit: Zef Pjetra, Pjeter Gjoni, Gjon Hasani, Hasa Pera, Perë Palushi, Palush Buça, Buç Pepa, Pep Deda, Ded Prendi, Prend Ndreu, Ndre Pogu, Pog Murra, Murr Dedi.
Nji farë Vat Buçe, Merturas i gurit ka pasë ba heret barotin vetë e mbushë pushken me ta. Ketë barot e merrke në Shpellë të Shqefnit e e goditke vetë në shpi. Topin e bake prej drunit të dardhes e Iidhke me rrathë hekuri, gjylen plumbi e luftoke kundra msysavet(kundër të hujit)..
Merturi i Gurit si të gjitha katundet e Pukës asht i vorfen; jetojnë me pak tokë e ma fort me gja të gjallë.
Këtu asht nji Kishë kushtue Zojës Merturit gadi tuj ra mbrendë. Kur u duhet me kalu Drinin per të marrë e të dhanë e kalojnë ujtë me nji farë vegle të quejtun argshtë..
Argshti asht nji trinë bukur e madhe me kater rrshiqa lidhë nen te. Kush don me kalue Drinin shtrihet në bark mbi atë trinë e aj qi e qet bjen n’ujë e me kambë ban not e me duer shtye argshtin (trinen me rrshekë). Kësodore kalojnë Drinin edhe dimnit per akull e per borë.
Kahë janë në breg t’ ujit perherë e dinë mirë notin e mrrijnë me ulë trupa nëpër Dri deri në Shkoder, tuj hjekë gurin e gjakut e tuj rrezikue jeten per me fitue nji kashatë buk sa me rrnue gjallë.
TOPONOMASTIKË(vende të emnuara në kohë t’ndryshme)..
Lera e Mesh Bicit – Thepi i Bjeshkës – Kodra e Lisit ¬Pylla e Merturit – Mlloshtra: ku then Drini qafen, drejtë me Daicë perte Drin. Zhgjiret e Rrasavet – Rrasa e Delsinit: këtu ka bletë. Rrasa e Pllasit: ketu merren rrasa me mlue shpijat. Rrasa e Mollës – Rrasa e Melit – Rrasa e Lopvet – Rrasa e Martetës – Rrasa e Fushes s’ Eper – Rrasa mbi shpijat e Grallit, ku përpiqet lumi me Dri. Prroj i Vendit të keq: këtu asht kufini me Berishë.
Kallxojnë se në Rrasa të Merturit asht Shpella e Lekë Dukagjinit, ku ka korita uji, e nen ‘nji rracë guri. Janë dy shpella rresht njana mas tjetres. Midis shpellës siper kan çerdhet pllumbat. Mbi Shpellët gjindet Shpella e Shqefnit. Tue marrë prej Grallit në rrasë të Mollës asht Shpella e Gjo Pepës e afer Shpella e Sythit. Në breg të Drinit, nen Rrasë të Lopvet asht Shpella e Tortës. Këto shpella thonë se janë kaq të gata sa s’ u mërrihet në skaj per tri dit. Katundi tu Kisha – Mikishë – Prroj i Martetës – Molliq
. – Binajë – Maja e Frashnit – Maja e Les – Livadhi i Ded Markut – Suka e Vat Buçs – Shteku i Lejvet në shkam të Merturit , ku Asht bira e Sokolavet. Qetat e Pjepnishtës, ku janë Shpellat Varge. – Mëçadrat: përnan gjindet Shpella e Dodajt – Rrasa e Pepës – Bjeshka e Merturit – Guri i Shkuks – Livadhi i madh – Stanet – Vorri i Bobit – shpati i gropcukut – Boka e Verdhë – Stramet e Merturit
Kufini me Thaç e Berishë . Ura e Qyqeshit – Fushët – Kodra e Trovnit, ¬Guri i Korbave – Krojet – Gurra e Mlliqit(molliqit) – Kroni i Vatkokës, Prroni i Lamit të Pep Dedës – Kroni i Fratit – Kroni i Mikishës – Kroni i Lukës – Kroni i Ded Memës – Gurra e Shlliut, ¬Mrizi i Ndocit (krue) -Kroni i Livadhit të Madh – Mrizi i BaIzavet (krue) – Kroni i Hilndout – Kroni i fushs së Firit, ¬Kroni Nan livadh të Madh…
Mlloshter ase Zgjire: Rrxoja ma e madhe e lumenjve të’ Shqipnis, ku then Drini qafen. Gjindet ndermjet dy shkambijevet të naltë andej e këndej thik teposhtë dikund 500 m e ma si thonë vendasit. Këtu Drini rrxohet teposhtë terthuras shkamb në shkamb, kund 8 m. nalt e kësodore tri herë. Hovi i rrymës së padame tash sa shekuj ka vojtë e hanger e zgavrrue gurin e gjallë. Me e kqyrë ujtë kahë rrxohet, të sht’je mneren(frigën). Rrxoja e Merturit asht ma e para e Drinit e ma e zorshmja. Këto njoftime i morme prej vendasvet pse tuj kenë n’ ato dit borë e akull, nuk kje punë me ra deri poshtë per me vertetue me sy tanë atë rrxojë të permendun. Banorët e këtyne anvet janë trima, të pabam shkollë por të thjeshtë e zemërmirë e gaztorë. Kur bashkohen në kuvënd e nder shpija në mbramje me kndue e me i ra lahutës e me luejt kapuqa të kënaqet zemra kahë i ndi tuj shpotitë(ka lujnë me njani tjetrin në mënyrë gazmore) shoqishojnë vllaznisht e pa i ra kuej n’erz(pa e ranue pa e fyer)..
Sipas shenimeve të At Gjon Karmës, viti 1934..

Redaktim ,risjellje e përshtatje nga Agim Çuni ..!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.