27.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Qershor 2025

Agim Desku

PËR FJALËN
FJALË
Për fjalën
Fjalë
U gjenda për ballë jetës
Një histori të vërtetë ia krijova vetes
Që s’ka acar as stuhi që do ta shlyej
Për fjalën
Fjalë
Dashurinë ia ndërtova jetës
Aty ku shpirtin ma pushtoj
Zemra shpirt mirë e mbretëreshës
Mund të jetë një ilustrim
Për fjalën
Fjalë
Dua të jetoj si zogu i lirë
Në krahët e pëllumbeshës
Për ditën që ma ngroh me rreze dielli
Për fjalën
Fjalë
Dua t’i rikujtoj brezat e mi
Ta ruaj traditën e shqipeve
Që dikur bota na kishte lakmi
Për fjalën
Fjalë
Botës duhet më i dhënë shembull
Për kulturën dhe paqën që posedojmë
Jemi zot me mijëra vite në lashtësinë tonë
Për fjalën
Fjalë
Pêr të bukurën e tokës dhe detit
Peng edhe dashurinë e falim
Të huajen nuk e duam as nuk e marrim.
Maj 2025 Agim Desku
Piktura-Pablo Picasso
ÇAMËRIA
Apo Apokalipsa poetike
Bota ikën fluturimthi dhe sjell fate të reja
Çili është mëkati për t’i shpëtuar detrat
nga cunamet
Ozonit i vie era zjarr ma thot mikja sonte
Buzëqeshja e saj ma prangos shpirtin
Diellit tim sikur i humb ngjyra e lirisë
Më ngrohin ëndrrat kur flas me engjëjt lirshëm
për vargun dhe jetën e ëndrrat e gjalla
Rri sonte roje atdheu e ruaj edhe birin tim
Shkruaj vargje dhe marr secilën aromë lulesh
Pi pak ujë deti dhe sa afër jam me miken
Në vargje më shumë dashuri kemi
Në gotën e mbushur verë presim agun
Luftojmë me djajtê
Secilin cunam e mbysim me shpirt e zemër
Fjalën shqipe e ruajmë mbi dhe e nën dhe
Në tokë marrim uratën
Diellit i falëm për shqipet që u bënë roje atdheut tim
Linë e ëndërrova me vargun për çlirimtaren
Me ëndrrën për tokën e shqipeve e lë edhe kokën
Fjalën peng e la shpirtit të saj
Si të vetmën dashuri që e ushqej zemrën
Me këngët për ty heroinë dhe secilit martir
U shndërrova në lapidarë plot me lule
Mbrëmë mora aromën e tyre
Mbjella kopshtit për birin tim
Kujtim për luftëtarët e shqipeve
Do ju lë brezave për gjysh e stërgjysh
Pa lot si burrat e dheut
Me lahutë e me hutë dyluftoj djajtë edhe ngapak fjalët
Bulevardeve Evropiane për plis e fis
shqip
I këndova flamurit tim dhe i mora uratën kuq e zi
lutjen ia fala vargut për atdheun tim
Sonte i ruaj në secilin cep atdheu
i mbjell me zëra shqip t’i bëj pejzazhe dashurie
Lotët rjedhin faqeve për tokën e kokën e Çamëve të mia
Aty ku lind ylli im dammarëve të gjakut
më rri Çamëria ime
Ëndrra dhe liri sjellin zanat Alpeve Shqiptare
shqipeve të lira.
AGIM DESKU
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.