KU TE MBESHTETEM
———————————
ku te mbeshtet koken me thuaj ta di
Ku ta gjej veten ne nje hije tek ti
Ne nje rreze dielli aty kisha mbetur
Kur loti me derdhej si nje det i kripur
Ku ta gjej veten time ne moshe te rinise
Porsi foshnje e vogel ne duar arome qendise
Ku te mbeshtetem ne kete vape ne diell
Trupi im i lodhur duket si yjet ne qiell
Ku te mbeshtetem dhe te ngrohem pak
Ne kete vjeshte te fresket valle e kam hak
Kur ta gjej une veten aty ne mes te zjarrit
Dhe ujit e malit shteruar gurrat e zallit
Ku te mbeshtetem ne kete bote te zbrazet
Mes kafsheve te egera ne kete bote te athet
Ku mor te mbeshtetem ne rruge pa mbarim
Po me dhembin plaget kurre s’po gjej sherim
Me thuaj o zot ku une te mbeshtetem
Nga kjo rruge e gjat une te mos tretem
Po kerkoj derman per rrugen dhe jeten
Me thoni or njerez te gjej te verteten
Me thoni o male mbeshtetem tek ju
Eshte vec erresire ndrico dhe per mu
Dhe malet e larta ne dimer jane zbardh
Mbuluar nga bora perseri jam ne hall
Me thoni o fusha tek ju mbeshtes koken
Nga kjo balte e imja ti moj me fale token
Te me mbash ne drite ne rreze te diellit
Toke moj me bej drite nen yjet e qiellit
Cfare ka njeriu qe s’me mbeshtet ky mua
Une jam biri i saj s’me ka thene s’te dua
Sepse ti je nena qe me mban moj brenda
Je nene e perjeteshme per ty kendohet kenga
Me thuaj o det pse nuk me mbeshtet ti mua
Apo s’te lene dallget te thone nuk te dua
Valet e detit te gjere perplasen te mua
Gjithmon ju kam thene une detin e dua
Me thuaj ozot une ku do mbeshtetem
Dhe ne balten tende une per ty do tretem
Do me mbash gjithe jeten vec ne gjirin tend
Kurre s’do shohe drite dhe asnje cope vend
Kujt do ti ankohem une per tu mbeshtetur
Ky pushteti yne per te gjithe ka vdekur
Jemi si nje tufe shperndare ne gnithe boten
Nje tufe endacakesh nuk po gjejme te zotin
Me thuaj o zote pse s’paske meshire
Te jetoj si bota dhe te jem i lire
Pse popujt e botes jetojne ne liri
O zot vur doren ne zemer fol moj perendi
Respekte gnithe lexuesve