QENDRO NJE MENGJES.
Sa her hap syte
Ne te artin mengjes
Te shoh neper mjergull
tek lahesh me ves
Vrapoj te te kap
Ti ben sikur s’me sheh
Arratisesh nga enderra
dhe fshihesh permbi re
Te shoh si debore
te veshur me shkum
Te kerkoj gjith diten
Me shfaqesh ne gjum
Me hengren mengjeset
me mungesen e gjate
Jam bere rob i shpreses
bares neper nate
Je zane apo hyjnesh
Qe s’te kap dot kurre
Mos ik nje mengjes
Sa te ndjehem burre.
Do presesh mengjeset
si motive kenge
Do me kerkosh mua
neper enderren tende…
Aldebaran.
MUZES SE PASHTERSHME.
U bëmë për mall,moj mike
U bëmë për mall
Dhe çuditërisht
sa më shumë kalon koha
malli u bëkërka më i rëndë
Pyesim për njëritjetrin
nëse jemi akoma gjallë
Ti merakosesh për shëndetin tim
Dhe unë për humorin tënd
Kemi dhënë e kemi marë
nga shpirti i njëritjetrit
Kemi folur gjatë me sy dhe buzë
Unë u bëra padashur idhull
Si bëhen për princeshat mbretërit
Dhe ti mu bëre e përjetshmia muzë
U bëmë për mall,moj mike
U bëmë për mall
A thua do rezistojnë zemrat tona
E mungesës së gjatë ti bëjnë ball?
U bëmë për mall,moj mike
O gurrë e pashterëshme
e mrekullisë time lirike…
Aldebaran.
PRAP…TE DUA…
Sa pak!..
Oh,sa pak me duken sonte
vitet e dashuris sone!..
…Dhe sa larg…
Nga thellesia e kohes
i qemtoj si mirazh e si jehone…
Ashtu…
E bardhe…
Brenda bardhesise se shpirtit
e brenda qiellit te syve te tu
Ke mbetur si ikone
e bukurise dhe miresise
e burgosur brenda shpirtit tim
qe i ka mbyllur dyert pleqerise.
…Nuk te perfytyroj dot ndryshe…
Dhe…as qe dua te te shoh
e as te me shohesh nuk dua…
Koha sigurisht ka lene gjurme
ne jeten ton…
Ashtu si une
edhe Ti do te jesh bere gjyshe…
Her’here shkoj ne stacionin e fundit
ne “sketerren” ku u ndame dikur…
Me dhimbje e shpirt te renduar
si mund te shkohet ne nje varreze
per te pire nje cigare
e per te vendosur nje trendafil
mbi mermerin e bardhe
te dashurise se munguar…
Prap ti ashtu me shfaqesh…
Duke ndjekur me dy copeza qielli ne sy
hapat e mija te ikjes
drejt te sotmes qe me dhemb…
Ashtu,me nje bardhesi te heshtur
klasike…
si bardhesia e pafud dhe unike
e shpir tend…
* * *
Falme!…
Sonte po te kthej
dy pikat e lotit
qe derdhe at’here per mua…
Dhe…Po i shoqeroj
me pohimin e zemres
qe nuk e mohova kurre…
“Prap TE DUA”…
Aldebaran.