10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Agim Xheka

Rrugëtuam gjatë nëpër labirintet e jetës…

Jemi rrëzuar,jemi plagosur

Jemi lodhur edhe jemi zemëruar,

Por, prap i kemi zgjatir dorën njeritjetrit e prap jemi ngritur

E prap kemi rrugëtuar.

Arritëm në stacionin e fundit…

Tani është koha për të pushuar…

“””””””””””””””””””””””

TE NJOH PERTEJ HESHTJES
Unë e njoh mirë gjuhën tënde
Madje edhe gjuhën e heshtjes
ashtu si notat e një kënge
që do më shoqëroi përtej vdekjes.
Ne jemi binjakë në çdo qelizë
me të njëjtin puls,të njëjtin gjak
pjellë e dy nënave në një kërthizë
me të njëjtën shpuzë,të njëjtën flak.
Kur të mos jemë unë,
do mungoi gjysma jote
gjysma ime do jetoi në ty
do ndiekim njëritjetrin
ashtu si gjysmat e kësaj bote
njëra në dritë e tjetra në zi.
Unë do të pres dhe atje…
Edhe atje do të jemi prap të dy.

Aldebaran.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.