Zëri i Dashurisë
Mbi këtë tokë e dhe
Nën këtë qiell e këto re
Rënkon shpirti plot dënesë
Ah shkretëtirë e pabesë
……………………………….
Dhe një zë të largët befas dëgjova
Dhe ja që zemra brofi plot shqetësim
Është kjo vallë ajo që gjithmonë kërkova?
Është kjo vallë harfa e shpirtit tim?
Dhe si i dehur në drejtim të saj u nisa
Drejt horizonteve të panjohura pafundësi
Dhe ashtu si i magjepsur se ç’u pika
Nga afshi i tingullit të saj plot dalldi
Zot! Ku është krijesa ime? Ndihmo!
Mos më lësho! Mos më tradhto!
Ndriqo rrugët, më jep drejtime
Drejt zërit të bukurisë së jetës sime
Buzë gjirit të thepisur unë ndalova
Mu para ujrave të pafund të amshimeve
Dhe ashtu befas në vete dyshova
Është ky zë nga thellësit e miteve?
Apo është kjo vallë flauta e qiejve?
Dhe ashtu në mëdyshje rrija plot ngarkesë
Dhe ashtu kjo gjendje se ç’më tronditi
E kur fillova të humbi dhe të vetmen shpresë
Një rrufe plot shkëlqim mendjen më ndriti:
Ky është zëri i përtej oqeaneve dhe horizonteve
Përtej pyjeve dhe kopshteve të artit, njohurisë
Është kjo melodia nga magjia e jetës dhe moteve
Klithma, dhe kënga e përjetshme e dashurisë
……………………………………………
Mbi këtë tokë e dhe
Nën këtë qiell e këto re
Buqet shpirti me plot uri
Per nje jetë, për një dashuri!
Agron Elezi
Janar 1983
Gjilan