9.2 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Agron Isa Gjedia

  • –Tiranë, më 13.07.2021
  • –Bëjmë me dije se nga të gjitha viset shqiptare të Gadishullit Ilirik si dhe Diaspora Shqiptare në Botë, vijon fluksi i sjelljes së krijimtarive poetike për në konkurrimin e organizuar nga “Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” – Tiranë.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
  • –Pas prezantimit të shpalljes për organizimin e konkurrimit për vitin 2020 (i cili për arsye të pandemisë u spostua për në vitin 2021), nga “Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” – Tiranë, me temë krijimtari kushtuar:
  • –Për “Aksionin për Pajtimin e gjaqeve në Kosovë”, që këtë vit ka shënuar 31-vjetorin e tij, aksion të cilit i priu “maratonomaku’, Anton Çetta, atlet i pajtimit, së bashku me “dishipujt”, Mark Kraasniqi, Zekeria Cana, e shumë të tjerë.
  • –Ky konkurrim po realizohet me rastin e mbajtjes së “Festës së Plisit të Bardhë – 2021”, “Si një nismë, për t’u shpallur festë mbarëkombëtare shqiptare”, por njëkohësisht, si bashkudhëtarë edhe të mbajtjes së edicionit të 18-të, të Festës së Bytyçit, e cila mbahet më datën 29 Gusht 2021, si përherë në Malin e Dajtit mbi Tiranë.
  • –Edhe këtë radhë sikurse edhe në konkurrimin me temë për At.Gjergj Fishtën, vlerësojnë se kanë qenë dhe vijojnë të jenë vetë poetët të cilët me pendën dhe fjalën e tyre poetike e kanë shkundur dhe po e “shkundin pluhurin e harresës”, që fatkeqësisht pati pllakosur ata të cilët e kanë për detyrë që ta “shkundin” atë.
  • –E kjo si “kusur” i pamerituar mosmirënjohje për ata që dhanë aq shumë për këtë vend, por pavarësisht neglizhencave, ajo që e kanë dhënë ata heronj të kombtarizmës shqiptarë, mbetet përjetësisht përmendore e ndërgjegjes së tyre të pastër kombëtare.
  • –Pas mbi 75 prurjeve poetike, me shtrirje nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora, me nxjerrjen e njoftimit se pranohen prurje për konkurrim, na kanë ardhur edhe disa prurje të reja.
  • –Këtë radhë do i publikojmë jetëshkrimin e një poetjej te mirënjohur nga Kosova, e cila ka sjell prurjen me te fundit për ketë konkurim.
BIOGRAFIA E POTES MIHANE HOXHA

Të jesh poet, do të thotë t’i kesh duart e arta e të ndërtosh poezi me fjalët që rrjedhin nga zemra e shpirti.

Me duart e saj të arta dhe me fjalët që i burojnë nga shpirti e nga zemra, tash e një dekadë, me poezi merret edhe poetja Mihane Hoxha- HANA.

Hana u lind më 25 qershor të vitit 1991, në Marali të komunës së Malishevës. Ky fshat piktoresk, që i takon rajonit të Llapushës, nxori nga gjiri i saj një poete të re, që do të bënte shumë për poezinë shqipe. Shkollën fillore Hana e mbaroi në Dragobil, ndërsa gjimnazin në Malishevë. Pas përfundimit të gjimnazit ajo regjistroi Shkenca Politike (2010-2013), në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

Krijimtaria e saj letrare zë fill që në bankat shkollore. Ndërsa ajo u bë e njohur edhe si moderatore në radion lokale (2004), e më vonë edhe në radion e vetme publike – Radio Kosova (2014). Më pas ka vazhduar punën në mediume të ndryshme të Kosovës, si gazetare.

Me përkushtimin e saj, Hana shumë shpejt do të njihej si një krijuese e re në të gjitha trojet shqiptare, duke filluar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Në poezinë e Hanës, më së shumti zë vend dashuria, duke e bërë atë të domosdoshme për njeriun dhe jetën në përgjithësi. Vargjet e shkëputura nga poezitë e saj, dëshmojnë përkushtimin e kësaj poeteje në ndërtimin e poezisë së mirëfilltë. Ndërsa, përmes rreshtave përçon mesazhin që ndërlidhet me karakterin e saj prej një njeriu që mban fjalën.

Poetja dhe krijuesja Hana Hoxha, gjatë veprimtarisë së saj për më shumë se një dekadë, ka botuar këto përmbledhje me poezi, prozë dhe monografi:

1. “Ëndërroj e Jetoj” (2006);

2. “Durimi mbi të gjitha” (2011);

3. “Më fajësojnë pa të drejtë” (2012);

4. “Dashuria që nuk mundet t’i takojë brigjet” (2013);

5. “Rrugë pa emër” (2015);

6. “Burim jete” (2017);

7. “Yje mbi dafina” – 21 zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës (2020);

8. “Zërat e kohës sime” – intervista dhe reportazhe (2021);

9. “Policia e Kosovës përmes aktiviteteve edukativo-kulturore” (2021);

10. “Ngjyra malli” (2021).

Hana për disa vite ka punuar Zyrtare për Informim në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Ndërsa, nga viti 2019ë Hana Hoxha është drejtor ekzkutiv në OJQ “CULTURAT” Prishinë. Ndërsa, koordinatore e projekteve: “20 vjet me Policinë e Kosovës”, “Siguria përmes kulturës”, “Duam festë, jo incidente” dhe “Ta ruajmë dhe kultivojmë Trashëgiminë te gjeneratat e reja”.

Krahas prezantimit të punës së organizatës, ajo vazhdon të mbetet e përkushtuar edhe në rrugën e saj si poete, duke premtuar shumë në poezi dhe përgjithësisht në letërsinë shqiptare. Poezia e saj, i thyen të gjithë kufijtë, duke i bashkuar copëzat e atdheut në një trung të vetëm, e këtë po e bën Hana përmes poezisë dhe fjalës së lirë.

Krahas shumë mirënjohjeve, çmimeve dhe certifikatave që ka marrë brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, Mihane Hoxha, nga shtatori i vitit 2020 është emëruar “Ambasadore për Paqe” nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Netëork.

(Biografia eshte e pergatitur nga gazetari Pajazit Krasniqi)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.