10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Ahmet Musta

KRIJIMTARI PUBLICISTIKE!
POEZI PIKTURE
LUMTURIJE FORTUZI
Mund të jetë një imazh i Lumturije Fortuzi dhe ambiente të brendshme
Me rreth 1000 poezi te krijuara, dy libra te botuar, 200 piktura te realizuara, pjesmarrese ne 50 ekspozita kolektive dhe 5 ekspozita personale, si dhe dhjetra çmime te fituara, e bejne poeten dhe piktoren Lumturije Fortuzi, nje nga zerat me te fuqishem e potent ne fushen e krijimtarise letraro-artistike!
“Nje pene me talent te spikatur ne vjeshten e moshes”, e ka cilesuar shkrimtari dhe personaliteti i shquar Vullnet Mato, poeten dhe piktoren Lumturije Fortuzi, i cili ka redaktuar dhe shkruar paratheniet e librave te saj!
Dy librat me poezi te zonjes Lumturije Fortuzi:
1.KUJTIMET E VJESHTES TIME
dhe
2.FJALET E PATHENA, jane nje permbledhje e poezive me te bukura te autores, nga krijimtaria e saj e gjere!
Vargjet e saj, siç thote edhe vete autorja, jane te sinqerta dhe me burim te thelle shpirteror per ata qe i lexojne me dashamiresi dhe duan te jetojne me keshillat e mençura te nje zonje fisnike qe adhuron artin letrar dhe ate figurativ ne krijimtarine e vet!
Megjithese e vleresuar me dhjetra çmime, diploma e çerifikata nga institucione te ndryshme letrare, per poeten Lumturije Fortuzi, vleresimi qe i dhuron me shume kenaqesi eshte ai qe merr nga lexuesi i thjeshte!
Nuk ka dukuri, ngjarje, fenomen apo aspekte te jetes, qe te mos jene perfshire ne krijimet e poetes Lumturije Fortuzi!
Kjo per arsyen e thjeshte se koheshtrirja e krijimtarise se saj, perfshin nje periudhe mjaft te gjate, prej afro gjashte dekadash.
Pervoja tejet e pasur jetesore, i ka mundesuar asaj te futet deri ne skutat me te thella te ndergjegjes se individit.
Stili i veçante shpreh personalitetin dhe identitetin e saj poetik si dhe origjinalitetin e spikatur artistik!
Nje jete krijimtari e panderprere letrare nuk ka mjaftuar, pasi zonja Fortuzi nuk ndalet kurre se krijuari as sot e kesaj dite!
Vitaliteti dhe energjia e saj krijuese eshte nje shembull i bukur frymezimi per krijuesit e rinj!
Nderkohe qe behet gati per botimin e librit te saj te trete!
Te shkruash per piktoren dhe poeten Lumturije Fortuzi, per vepren e saj voluminoze dhe te arrire, nuk do te mjaftonte nje liber i tere!
Se vertet aktiviteti i saj krijues eshte i gjere dhe i gjithanshem.
Per gjithe veprimtarine e saj krijuese, poetja Lumturije Fortuzi meriton respektin dhe mirnjohjen e thelle te te gjithe lexuesve te saj, te cilet e ndjekin dhe lexojne ate ne vijimesi dhe me admirim e kenaqesi te veçante!
Suksese pafund ne krijime dhe botime te reja i urojme piktores dhe poetes, zonjes se rralle fisnike, Lumturije Fortuzi!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.