
Sapo lexova nje mesazh falenderimi nga nje mik me vlere jo vetem per kete poezi brilante prekese reale dhe te mrekullueshme por edhe per te gjithe krijimet e tij te mrekullueshme
Ndaj dhe une e falenderoj me gjithe zemer mikun tim poet
Me gjithe zemer i uroj suksese te metejshme
Mirenjohese perjete per kete Status falenderimi
Respekt
Falënderim nga zemra
Në Takimet Poetike nr. 8 – Me temën: Fëmijët janë gjithçka në jetën tonë, ideuar dhe udhëhequr nga poeti i zjarrtë – Eduart Veli,me ndihmën teknike edhe të poetes së talentuar Aida Caci, poezia ime me titull: BIJES SIME NË KURBET pati shumë komente të bukura, si dhe shumë urime e bekime për autorin dhe për familjen e tij, por edhe nxori lot… Me këtë rast falënderoj nga zemra: të gjithë ata që komentuan, uruan dhe bekuan mua dhe familjen time, e në veçanti Eduartin, i cili, me këtë temë, na ktheu në një nostalgji, por edhe në një gëzim të madh jetësor.Poezia ime flet për një vajzë, e cila nga një fshat I përhumbur malor, me ndihmën e Zotit, arriti të kryejë me sukses të shkëlqyeshëm dy mastera në Perëndim dhe tani punon si një këshilltare në një Ministri të Mjedisit në Angli. Personazhi I kësaj poezie, që nga ditët më të vështira nën okupimin serb e deri në ditët e sotme, nuk I ndali ndihmat për familjen, përkundër faktit se ndihmat e saj dhe djersën e punës së saj, regjimi fashist serb në Kosovën e paraluftës e plaçkiti jo pak herë. Krenar me bijen time përgjithmonë.
Dhe tani, miq të dashur, në kohështrirjen time në fb po postojmë poezinë time, e cila ngjalli kaq shumë emocione nga shumë palë
Më 22 Mars ditë me mjegulla e shi
Ty moj bijë të përcolla për në kurbet
E në Tregun e Plaçkave gri
Blemë një pallto të vjetër “komplet”
Të përcolla në heshtje
Vetëm deri në Prishtinë
Dhe u ktheva me shumë dhembje
E nga pikëllimi i madh
Nuk dija ta gjeja as shtëpinë
Vendi vend nuk më zinte
Qielli më rëndonte
E Toka më përpinte
As Qielli lotët nuk na i ndalte
Kur ti u përshëndete me ne
Dhe dole nga shtëpia prej balte
Ndërtuar me çerpiçë ajo fole
Gjithë ato ditë mbi ne e në ne
Binte shumë shi e breshër
Për shkollimin tuaj
E për vuajtjet tona
Edhe ti e di mirë se
Disa edhe na përqeshnin…
Por fjalët e botës ne nuk i dëgjonim
Anipse hijenat përgjonin e përgjonin
Magji e idealeve rinore
Ty të tërhiqte kah lartësitë
Dhe ti le shatin lopaten sfurkun
Hyre në tempullin e dijes prore
Në ditët më të zeza për Kosovën
Ti në kurbet ndave kafshatën nga goja
Që prindërit, motrat e vëllezërit e tu
Të mos bëheshin lypsarë e t’u dilte boja
Ti s’dije të ankoheshe kurrë
Por vetëm ecje përpara
Heu! Sa herë unë e nëna jote kemi lutur Zotin
Bija jonë gjithmonë tu dhashtë e mbara
Edhe sot vazhdimisht
Ti mua më gëzon me suksese të reja
Ani pse lisat e mëdhenj gjithmonë
I ndjek e i përplas më shumë era