Ah, sa shumë që të kam pritë.
“”””””””””””””””””””””
Kërkova bulevardet me të bukura të botës
Me llojshmëri lulesh për rreth në blerim
Në kopshtet e pasura u deha mes aromës
Ti mbete lulja më e bukur, në vegimin tim.
Vizitova peisazhe me bukuri përrallëre
Në çdo meridian globi kërkova frymëzim
Hapërova mes yjesh a mes rrezatimesh ylberore
Por vetëm ti për shpirtin tim mbete i vetmi ushqim.
Hyra në biblioteka të pluhurosuara në kohëra
Lirikë me famë në botë i menduar i lexova
Qëndisje të bukura për personazhe gjeta
veç ti mbete më e bukura që unë krijova.
Dëgjova këngëtarë në melosin popullor
Më zë melankolie tek i këndonin dashurisë
Fjalët më të bukura që nxjerr shpirti hyjnor
Janë veç ato të vargut që shkrova me frymëzim.
Shpalosa natë e ditë faqe në fjalorë të rrallë
Kërkova pa pushuar me shumë përkushtim
Më kot u raskapit edhe shpirti im i dobët i ngratë
Fjalët më të bukura për ty i shkroi netëve loti im.
Si zog shtegtar migrova në hullitë e botës
Kërkova kudo që ta gjej vetëm pak ngushullim
Por ishte e kotë , ishte vetëm humbja e kohes
Se ti ishe, je e vetmja ndjenjë në shpirtin tim.
Do të jesh tek unë në vargje që s’kanë mbarim
Si uji i gurrës në bjeshkë që mes shkumës derdhet
Je e vetmja gjurmë ku hedh hapat në kujtim
Kur s`shkruaj më, më sjell lule mbi dheun tim.