MOTRAT
Më keni helmuar shpirtin
Pa ju mbeta gjysmë e gjallë
Më falni bekimin tuaj
Jeni engjëj në qiell
Ashtu ishit edhe në jetë
Pa ju kam mbetur mbi tokë
Ndaj ti errësirë dhelparake
Mos ma gris shpresën
Desha agun e gëzuar
Jeta ndau më dysh ëndrrën
EPIKË ËNDRRASH
15
NDIEJ MUZGUN
Shkëputa një fletë nga kalendari
Dielli i ëmbël sytë më përqafon
Shikoj gjethet zverdhuar, ngjyrë ari
Ndiej muzgun që i lodhur po shkon
Po shuhej edhe kjo përflakje vjeshte
Dielli u fsheh përmbi muzgun e fjetur
Lulet e gjetën qetësinë ulur mbi supet
E të nesërmes që vinte gjithnjë e etur…
Ajete PAVATAJ
16
PEZULL
Jetë gatuar me lot e shi
Dëshirat qiellore pezull qëndrojnë
Nuk duan as të njohin kufi
Rri e vetmuar me zjarrin
Fjala m`i shëron dhimbjet e gjata
Udha mban mbi kurriz mallin…
EPIKË ËNDRRASH
17
KASTRIOT
Me emrin Gjergj të pagëzuan ati dhe mëma
Turku mendoi që do krenohesh si Skënderbe
Ti nuk mohove Gjergjin, nuk harrove atdhe
Luftove pushtuesin për mëmëdhe
Gjaku është gjak, nuk shndërrohet në ujë
Toka jonë s`mund të bëhet e huaj
Nuk kemi më shumë se një Atdhe
Ku derdhëm gjakun – e ngritëm fole…
Ajete PAVATAJ
18
ÇAMËRI
Je loti ynë nga plaga jote e pa shëruar
Je brenga që kërkon drejtësi
Gjithçka që është uzurpuar
Një ditë do të gëzojë LIRI !
Hapësira mes nesh si një zemër dhemb
Je tokë që qan për veten atje larg
Nëpër çerdhe ende cicëron një zog
Që thërret nga afër Atdheun e vet…
EPIKË ËNDRRASH
19
TI
O qiell që nga errësira në dritë shdërrohesh
Premton jetë dhe rrugëtim të mbarë
Ti o i burgosur padrejtësisht, do të lirohesh
Sepse, drejtësia nuk varet në litar
O diell ka një jetë që koha lëkurën ma kalli
Lirinë ma kishin pushtuar e dheu më lutej
Me shpirt ta ndizja flakën nga hiri i mbetur
Heroi i shpresës nuk dorëzohej, as tutej…
Ajete PAVATAJ
20
FRIKËSOJUNI HUMNERËS
Në heshtje tretem mbi mendime
Dhe ashtu në qetësi pyes veten time
Athua kjo botë kaq dhelparake dhe e mjerë
Për dikë është dimër e për tjetrin pranverë
Mos vallë harron e gjora se ka edhe
humnerë…