0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Albana Gjoni Semini

Ne dritaren e jetes
*******************************
Mendimet vijne,,butesisht,qetesisht,
Me syte e shpirtit kerkoj drite prej diellit,
Dhe rrezet e agimeve ndricojne qartesisht,
Me eren e trazuar qe fryn lehtesisht.
Me ajrin freskuar mar fryme,
Ndjesine e te qenit gjalle dhe e ndjeshme,
Shikoj jeten..,
Gjithcka rreth nesh vazhdon lulezon,jeton,
Gjalleron dhe riperterihet ne kete stine vjeshte.
Jeta jone si bekim ne lendina endrrash,
Dehur me buzeqeshje,ciltersisht te embela,
Dehur me bukurite e jetes,
Bekuar nga perendite per te jetuar ne paqe.
Me syte e dashurise me mijera perqafime,
Ne endrrat e bukura me arome jete,
Morem melodine e dashurise si shprese,
Arsye prej zemre per te jetuar,
Nen diell harmonie jetojme,
Si une dhe ti,
Magjine e nje dielli te ri hyjnor kerkojme,
Permes te perzjarrtes dashuri.
Ne pasqyren e syve te shpirtit,
Nen ate zjarr dashurie rinuar,
Embelsisht,ngrohesisht, ne dritaren e jetes,
Shpirterisht bekuar,shpirtrat tane prej dashurise..!
Albana Gjoni Semini

04 Tetor 2020

“””””””””””””””
Dhimbje e shpirtit!
***************************
Jetova nje jete plot dhimbje dhe vuajtje,
Jetova ne nje bote ku shpirtin ta thyenin,
Dhe zemren ta ndanin ne njemije cope,
Jetova me njerez te varfer ne shpirt, te mbushur me ligesi.
Jetuan me te bere ndere e miresi te tjereve,
Dhe familjen e harruan fatekeqesisht,
Cuditerisht me ta jetova ne mosbesim,
Ishin larg se vertetes, mosmirenjohes dhe pa rregull.
Me mundime jetova ne shpirt ruajta miresine,
Sinqeritetin dhe ndershmerine,
Dhe ligesine e tyre e grisa,e shkaterrova,
Per t’ja lene vendin dashurise.
Zotit i’u luta t’me falte durim dhe shprese,
Te jetoja ne mes te stuhive te jetes, dhe fatkeqesise,
Me besim dhe sigurine kalova pertej dhimbjes,
Hapa nje dritare ne mbreterine e harreses,
Per te ardhmen ne mes te stuhive jetova ,
Me rreze te ngrohta te dashurise,
Si ajri i fresket dhe flladi i lehte i shpirtit tim,
Te verteten e paster, si kristal se harrova.
Me mencurine riperteriva shpirtin,
Ndonese plaget mbeten thelle,
Dhe dhimbjet qe mer gjate jetes te ligeshtojne,
Mundohem qe perjetimet mbytese t’i harroj.
Jeta nje drite ne erresire, kerkojme nje busull,
Pike orentimi kur ndihemi te humbur,
Nje spirance qe na mban fort, gjate stuhise se shpirtit,
Ne Oqeanin e jetes, Ishujt e bekimit jane duke buzeqeshur.
Vetem gjate stuhise se jetes dhe dhimbjeve,
Kuptova se jeta ka rendesi vertete, ka vlere,
..E vesha dhimbjen e shpirtit tim,
Me ngjyrat me te bukura te jetes me””Diellin e Shpreses”…!
Albana Gjoni Semini
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.