Ne kujtime!
*************************

Ne kujtimet e familjes time,
E ruaj nje fotografi,
Pas shume viteve,
Ne kohen kur isha e vogel femi.
Ne kujtimet e mia te femijerise je dhe ti,
I shtrenjti i paharruar gjyshi im,
Trashegimi na ke lene krenarine,
Per njeri-tjetrin, te mos e harrojme dashurine,
Familja eshte shume e shtrenjte,
Keto fjale na mesoje,na doje shume,
Sa ishim te vegjel nga preheri jot i ngrohte, s’na leshoje kurr,
I dashur,i mire gjyshi im.
Se per niperit e mbesat ti jetoje,
Luteshe e pergjeroheshe gjithmone,
Sa te jem gjalle, asnje gje te keqe, te mos shoh,
Se shpirti jot i djegur s’ duronte dot.
Nen qerpike me vese lot malli,
Kujtoje,dekadat,jeten ne moshen kur ishe i ri,
Nje dhimbje te madhe jeta te perplasi,
Djalin e pare pese vjecar e gjete shkrumb e hi.
Vershojne kujtimet me dhimbje te trazuar,
Brenda teje shpirti ishte i thermuar,
Vec hiri i tij te mbeti ne duar,
Jetove me brenge te madhe me shpirt te derrmuar.
Copat e shpirtit te brengosur i mblodhe,
Me shpirtin e djegur, te percelluar,
Plage e jetes tende,
Dhimbjen e madhe brenda zemres, si e durove?
Me shpirtin e perveluar,
Jetove deri ne pleqeri,
Erresiren e dhimbjes brenda zemres mbeshtolle,
Ndonjehere mbusheshin syte e tu me lot mallengjimi,
Boshllekun e shpirtit e kaloje,e ndaje,
duke falur shume dashuri niperve dhe mbesave,
Kur ishe me ne i fshihje dhimbjet e zemres,
Ne nyjet e shpirtit mbaje dhimbjen brenda vetes.
Ishe dhe mbete nje gjysh punetor,
Fisnik,mikprites,me virtyte fisnikerie,
Bujar me zemer te madhe me vlera shpirterore,
Jetove me shume shprese, kurajo, e guxim.
Megjithese perendojne ditet, stinet, dhe vitet,
Perendojne e ikin brezat e vjeter,
Dhe jeta jone vazhdon me brezat e rinj,
Qe lindin, si filiz i njome i dites se re.
Ishe plot shprese dhe optimizem per jeten,
Ishe dhe mbete nje gjysh i vertete,
Ti do mbetesh ne kujtime si yjet qe ndrijne,
Ne dritaren e shpirtit tend kishe dhe shperndaje vec diell.
Ne kujtimet e mia ke mbetur,
Dhe tani ne dhe je tretur,
shume vite i vdekur,
Buzeqeshja jote,strehe per ne nder vite ka mbetur.
Tani prehesh i qete ne kujtime,
Aty ku celin lulet,e jeshilon bari,
shpirti yt prehet ne ameshim,ne paqe,
Ku dhe yjet shendrisin ne perjetesi…!
Albana Gjoni Semini
27.10.2020..
Per dashurine!
***********

Dhe vargjet mbeshtolla i bera buqete fjalesh,
Ne partiture te zemres hedhur,
I shkruajta aq bute me dashuri,
Ne premtimet e dashurise me fjale zemre derdhur.
Fjalet me sfida a perkedhelje,
U shkruajten duke vallezuar ne driten e henes, Ne vezullime shkelqim yjesh pa fund te qiellit,
Ne pikeloti vese mengjesi dhe rrezeartave te diellit.
I mblodha fjalet kujtimet perkedhelur,
Me te zjarrten dashurine time te sinqerte,
Lidhur gushes ndjenjat gjerdan me xhevahir, Dhurate te bukur me beri jeta dhurate te vertete.
Vargjet per dashurine si himn i ameshuar,
Buzeqeshjet ardhur nga shkretetirat jetojne,
Erresiren e nates e kthejne ne drite mahnitese,
Si zogj me krahe endrrash drejt qiellit fluturojne.
Ne vargjet e dashurise me qetesi shkruar,
Shikojme te verteten dhe vetveten kerkojme,
Nje dritare shpirti lidhur ne vallezim endrrash,
Freskine,aromen e jetes qe na ben te jetojme.
Ne vargjet per dashurine fjalet s’ shterojne,
Jane te shenjta ndjenjat krahasuar me hyjnite,
Vetem nje shikim, nje prekje, nje puthje, nje perqafim,
Ruhen si thesar fshehur ne brazdat e shpirtit.
Vargjet dhe fjalet per dashurine jane si zjarr i fuqishem,
S’ mund t’i shuaj as uji i bekuar nga perendite,
Lumturojne dhe mbushin zemrat,
Largojne pikellimin marin fryme magjishem.
Ne pasionet e stuhishme te dashurise,
Ne mallengjime dhe pershperima shpirti,
Vargjet per dashurine stuhishem jehojne,
Rrjedhin si ujevare e bekuar ne perendim dielli.
Dhe vargjet per dashurine flasin embelsisht,
Ne aroma e petale lulesh perkedhelen,
Dashuria do sakrifice, perkushtim dhe perkujdesje,
Fjale miresie, hoje mjalti qe lindin brenda nesh!
Albana Gjoni Semin 23.10 2020