Martesa
*******************************
Martesa ku e verteta eshte nje ledhatim,
Nje puthje behet e pavdekshme,
Dashuria i dha shkelqim ndjenjave,
Marteses tone drite e bekim.
Ishte drite ne kohen tone,
Aty ku eshte e verteta sublime,
Sheruam dhimbjet e jetes,
Dashurise tone krijeses hyjnore.
Here- here nga pakujdesia jone,
Thyhej e shperthente ne njemije cope,
Xhelozi, mizori,urrejtje e ndyre,
Nga njerez qe kerkonin mjerim.
Jetuam ne mes te kesaj erresire,
Pak drite per te jetuar kerkuam,
Me shume mundime e sakrifice,
Hallet dhe kohen ne jete sfiduam.
Ne qetesine e shpirtit kerkuam,
Buzeqeshjen ne flladin e jetes,
I dhame mundesine reflektimit e shkelqimit
Aromat ne rrezedrite jetuam.
Kaluam nje cerek shekulli bashke,
Gezime e dhimbje jane emocion i pafund,
Martesa plot mistere vishet me durim,
Qetesi e nostalgji me buzeqeshje.
Eleganca i jep ngjyra reflektimi dashurise,
Martesa lidhje e perjetshme,
Ne zemrat tona plot drite e jete,
Do te jetoje ne agimet e dashurise se vertete!
Albana Gjoni Semini
14 Korrik 2020
“”””””””””””””

Lulet e kopshtit tim!
*************************
Cdo dite ne kopshtin tim,
Vijne mengjeset me pikeloti vese,
DHe lulet jane te preferuarat e mija,
Jane mike te vetmise.
Ne kohen e lire ulem e pushoj,
Ne kopshtin tim te mrekullueshem,
Me lule te jetes te paarritshme,
Me aroma te fresketa qe perhapen ne ajer.
I shikoj kujdesem per to,
I ujis te mos vyshken ne kete vape te nxehte,
Dhe lulet behen sikur marin jete,
Te admirueshme dhe aq te mrekullueshme.
Bletet lozdrojne ne lule marin nektarin,
Dhe ne buzembremje largohen,
Dhe duket sikur falenderojne,
Per rendesine dhe kohen,
qe marin e japin me njera -tjetren.
Lulet e mija duken si pikture ne qiell,
Plot rrezeshprese qe falin bukurine,
Qe e kane ne ngjyrat dhe ne aromat,
Fale Drites se Diellit dhe Nenes Natyre…!
Albana Gjoni Semini
12 Korrik 2020