22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Albina Ceka

Gëzuar ditën e nënës!⚘
Harmoni ngjyrash,qetësi shpirtërore !
Atje ku qielli e deti kanë harmoni,
këndon bilbili të ëmblën melodi,
atje prehen gjallesat në qetësi
e gjumi i qetë bëhet dhe nën avlli.
Atje ku qielli reflekton ngjyrën e tij,
ujrat rrinë qetë në blu mbretërie
e zemrat përqafohen,në aromë dashnie.
Atje nuk ka vajtim e pendime.
Atje ku qielli pikturon liqenin,
atje asht kënaqësia e ketij vendi
e barë e pemë bien dakort,
se ai kep, asht vendi ma i bukur në botë.
Atje ku gardaçelat nuk pengojnë diellin,
atje ku hana përkëdhel sokakun
e yjet me natyrën flasin,
atje jetohet i lumtur në krye të oxhakut.
©️Albina Ceka autore Albania
06/05/2021
Itali
“”””””””””””””
E shkëputur nga “Hije që të ndjekin”
( prozë)
Në dhomë ndodheshin veç nëna dhe vajza e saj adolishente.
Nëna fliste pambarim,vajza rrinte e heshtur e dukej qartë ,që nuk i interesonte filozofia e nënës së saj,ndoshta nuk e dëgjonte fare.
Ndoshta veç trupi i saj ishte në atë dhomë, mendimet e saj ndoshta ishin shumë larg.
Nëna i tërhoqi vemendjen duke i lexuar filozofin që kishte shkruar për jetën.
Dëgjo bijë e mamit është shumë domethënese …e filloi të lexonte.
Jetën e pikturojmë me ngjyrat pa mbarim,zhytemi,kënaqemi si fëmijë.
Si lule me petale fillojnë historitë,marrin ngjyra dhe fluturojnë lartë, lartë në kaltërsi.
Nganjëherë ngjyrat e çelura të jetës nxihen nga pluhuri përqark, nganjëherë nga retë e egërsuara përplasen në asfalt.
Aty fillojmë e pikturojmë ,rrënjët lëshojmë e fillojmë nga fillimi ngjyrat të kombinojmë.
Nuk është e lehtë të mbash pranë ngjyrat e lumturisë,ata zvaniten papritur pamenduar.
Nganjëherë mbytemi nga ngjyrat ,që vetë kemi zgjedhur.
Gjithmonë duhet të hapim sytë mirë e me zgjuarsi të pikturojmë kryeveprën ,opëren e jetës tonë.
Si ylber i zgjedhin ngjyrat, por ndërhyrjet, tradhëtitë,zhgënjimet e zhgarravisin e njollosin pikturën e jetës. Çdo njeri zgjedh ngjyrat e tij , përcakton nëpërmjet tyre lumturinë o çmendurinë natyrore njerëzore.
Nganjëherë pikturohemi me ngjyrat e lumturisë të dikujt tjetër,herë të tjera mbytemi në pikturën çmenduri të njeriut ,që kemi pranë.Jemi të lidhur zinxhirë në lumin e ngjyrave lumturi dhe lumin trishtim.
Lumturia ka ngjyrat e veta,duhen dalluar nuk duhen ngatërruar.
Lexoj nëna me një frymë dhe ju drejtua vajzës.
Kupton shpirti i mamit duhet të kesh kujdes kjo jetë ngjan me ngjyrat.
Bija e saj rreth të shtatëmbëdhjetave,që pak o aspak kishte dëgjuar e kuptuar ,ngriti sytë e shikoj mamin në sy dhe i tha…….
Mami po të dalësh nga muret e shtepisë e të jetosh jetën sot,do të kuptosh se ngjyrat përzihen vetë….
vazhdon ……
©️Albina Ceka autore Albania
2021 Itali
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.