Libri i Mehmet Krajës ‘Liria ime’ është një libër që trondit jo vetëm me atë që thuhet por edhe me atë që nuk thuhet brenda faqeve të tij.

Sepse, në të vërtetë, liria e tij është liria e jonë, liria ime, lakuriqe me të gjitha vrragat e luftës dhe pasluftës sheshit, deshe apo s’deshe, e pa maskuar me flitrat virtualë nëpër kohë, pas të cilave fshihemi dhe rrekemi të harrojmë, qoftë duke shkaktuar,makar, një amnizi të shpejtë e të përkohshme artificiale.
Mënyra e veçantë e rrëfimit është një mbresë më vete. Narratori tretet pahetueshëm në lexuesin dhe ndjen se je ti ai/ajo që kullon, që trishtohet e trishton, me rrëfimin e zvargur ku në një faqe të tërë, edhe më shumë, nuk gjen pikë fjalia, as atëherë kur ndërron tërësisht kuptimi i saj, gjë kjo e cila vjen në saje të një zotësie të admiruar, e vetmja që mund të lejojë një guxim të tillë origjinaliteti. Fjalët që përsëriten nga tri herë radhazi brenda fjalisë, i ngjajnë një piskame, thirrje vëmendjeje për diçka të padëshiruar, fatalisht të pashmngshme, me ankthin e një kobi të pritur.
Dhe veshja e hollë figurative e fjalisë është kënaqësi që të shoqëron gjithë kohën (ka lexuar dikush prej jush poezi nga Mehmet Kraja?). Gjithsesi do ta gjeni aty.
Lexojeni!