13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Albina Pllumbi

KRYEVEPËR
S’do them, -kot, paskam jetuar
Se kam qenë nënë, me dy fëmijë
Qindra gëzime kam përjetuar
Shpirtin plot me dashuri
Kam thurur vargje, thënë ninulla
Këndu me zë, sa kam fuqi
Dërguar letra, pa zarf, pa pulla
Si Lutje Zotit, për fmitë e mi
Por erdh’ një ditë, qielli m’u hap
Si sot një vit, ylber në mua
Më lind një mbesë, dhe kaq e pat,
…gjthçka më parë, kisha jetuar
Tjetër kuptim, kish dashuria
Tjetër forcë e madhështi
Tjetër formë vetë Perendia
Edhe unë vetë, tjetër njeri
Harrova fjalët dhe belbëzoja
Mësova shpejt gjuhën e saj
O Zot, se ç’mjaltë i rridhte goja
Aromë lulesh, aromë Maj
U bëra zog, u bëra pemë
Ajo të rritej e gëzuar
Shpirtin, si kopshti Eden’
Ja dhurova, për të lodruar
Flas me veten dhe bëj çudi
Si mami, Ishte, krejt më ndryshe
Në dimension, tjetër fuqi
Pska patur, të qenurit gjyshe
Kam dhe diçka, për më tepër
Ajo ka lindur në datë me mua
A nuk është kjo, një kryevepër
Që Zoti vetë ma ka dhuruar?!
“”””””””””””””””””””””””””””

LUTU DHIMBJEN MOS TA FAL
Të kam dashur gjer në dhimbje
Se më shumë nuk munda dot
S’di si munde, ti, të më ikje
Më le gjallë, kot më kot!
Trupi n’kamë si kullë ngujimi
Sytë dritare e gozhduar
Kur se shoh fëtyren tande
Ti mendon… se kam jetuar?
Si jehonë që ushton malin
Zëri yt më kumbon veshin
Dhjetra zëra nga depresioni
Më vijnë rrotull më përqeshin
Nëse dhimbjen do ta fal
Asgjë tjetër, ka për t’më mbetur
Veçse trupi, si një varr
Që mban shpirtin pa u tretur
“””””””””””””””””””””””””””””””””””

LE TË VDESIN TË GJITHË POETËT
Le të vdesin t’gjithë poetët
Veç gënjeshtra paskan thënë
Jo.., nuk janë më të vërtetët
N’piedestal dashninë kanë vënë!
Lëngje janë, të gjith’ ndjesitë…
Që të gjitha ushqejnë shpirtin
S’është dashnia… “mrekullitë”
Por është dhimbja, që prek kufirin!
Lumturia s’është e prekshme
Është përvojë e lëngëzuar
Ajo gjendet në çdo pikë loti,
…sa e lumtur paskam jetuar!
S’di sa herë, s’i kam numëruar…
Por shpirtin kam ushqyer mirë…
S’di… në duhet falenderuar,
Kush m’i dhe lotit, rrjedhë të lirë!
Kush shpirtit, m’i dha veç fjalë
Kush me dhimbje ma ushqeu
Borxh i mbetsha sa t’jem gjallë
Që aq bukur… më shpërbleu!
Le të vdesin pra, t’gjithë poetët
Që nuk ditën ç’është dashuria
Vdeksha unë… bashkë me ta
Jam lodhur… nga “lumturia”!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.