14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Albina Trebicka

Je Ti…Ai

L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi, cielo, albero e spazio all'aperto
Erdhe tek unë si një tingull kitare
Erdhe tek unë si një këngë-magji
Erdhe tek unë si një libër i shkruar
Me fjalët që i di vetëm unë dhe ti…
Erdhe tek unë si një fllad pranvere
E zgjove ëndrrën e përgjumur diku
Me një copë diell mbajtur në krahë
Me një ecje të trembur…kuturu
Je një ëndërr e çoroditur tani
Je një premtim, një fshehuri
Je një buzëqeshje e harlisur
Je një lot gëzimi…çmenduri
Je Ti…Ai
A.TREBICKA 30.04.2020
“”””””””””””””””””””””

FJALËT E PATHËNA…L'immagine può contenere: 1 persona

Ti ishe ëndrra ime e çdo nate
Ti ishe ëndërrimi im i çdo dite
Në krahët e mallit përqafuar të dy
Në pritjen e viteve s’shihemi në sy
Doja të të nxirrja prej ëndrrës…
Se mjaft u fshehëm ne… aty
Në cep të syrit rri fshehur vështrimi
Sa mirë mos ishim njohur ne të dy
Si mund të arratisesh prej dhimbjes
Kur kujtimet të ndjekin nga pas?!
Copra jete kanë ngelur shtigjesh
Stola bosh kanë ngelur në park
Mbetën shumë fjalë të pathëna…
Dhe shumë të thëna…u thanë kot…
A.TREBICKA 21.04.2020
“”””””””””””””””””””””””

…VETËM ËNDËRRUAR!L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta

Ti shpesh, o mik më thua,
se nuk i harron kurrë dashuritë
as edhe miqësitë
madje as shoqëritë
madje,madje …as njohjet
Dhe vazhdon e më thua :
Ti, je mrekullia ime e vonuar
Unë buzëqesh fare papritur
E shkruaj fjale krejt e hutuar
Endërrova për ty
Fjeta me ty
U zgjova me ty
Jam aty
Me ty
Të dy…
Të gjitha…vetëm ëndërruar!
A.TREBICKA 11.04.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.