Ne mezin e viteve 1950 mora rrugen me nje gjitonin tim per ne Malidhe. Kisha degjuar per te por ishte hera e pare qe shkoja. Vajtem ne Kondakuf dhe u ngjitem asaj faqes pertej mbi Rake qe ishte malore dhe ne nje rruge te veshtire .Ishte me te dale te pranveres dhe cdo gje ishte ne lulezim.Sa me shume ngjiteshim, syri zbulonte hapesira dhe bukuri prrallore. Poshte lumi i zhurmshem me ujra te bollshme ndiqte rrugen e vet nga rrepet e shumte rreshtuar anash. Zogjte kendonin…Tutje ne faqe te malit te Cikes, nje petazme qe vareshin ujrat nga bora qe shkrinte dhe krijonin nje pamje fantastike.Diku me tutje degjoheshin kemboret e bagetive dhe pas pak degjuam te lehurat e qenve. Njeri prej tyre ishte me i madh dhe me i fuqishem e kishte nje pamje te frikshme nga britmat qe leshonte por nuk vonoi shume dhe doli dikush per te pare.Ishin te zotet e shtepise dhe te stanit aty afer. Na mori .Ishte nje konak pak i gjate i ndare me ca dhoma.Lyer e rregulluar ngado.Jashte ishte nje peme,mirgale dukej dhe nje tavoline e gjate me dy stola anash,te gjate dhe ata qe hanin me ca pjata alumin qe kishin mbetur nga italjanet me sa me kujtohen tani, ndoshta bej dhe ndonje gabim. Pas pak doli nje burre,qe gjitoni im e thirri barba Thomai. Atere e kuptova kush ishte.Na mori brenda. Shtepi si ne mal po te pastra e te rregulluara. Na sajdisen e na qerasen me te gjithe te mirat.Bulmet,gjize,djathe etj.U kenaqa me sa me kujtohen tani, nga mikpritja, ambienti, natyra e cdo gje… Ky ishte takimi i pare me barba Thomain qe u be shkak te shkruaj disa rrjeshta per te.Kujtimet ku nuk te cojne…Barba Thomai me familjen e tij kendej e kish kaluar pjesen me te madhe te jetes.Gjithe jeten maleve,kodrave,gerxheve me bageti.,nen tingujt e kemboreve e ne perballje me fenomenet e natyres,vetetimave e bubullimave dhe kercenimeve te egersirave. Jashte ,te vetmuar ,te shoqeruar nga qente besnike dhe bagetite e shumta e ndoshta dhe me culen dyare qe sikur e relaksonte ne flladin e fresket qe frynte. Po kish dhe ajo pune ,romantiken e vet. Ne ato ane ku nuk i kish shkelur kemba Nje jete e tere.Ne keto momente se si mu kujtuan ashtu vetvetiu disa vargje te Cajupit qe i mesonim ne shkolle:Bariu, shoke, bariu / Kur gjemon e fryn veriu / eshte perjashta fatziu / e rreh bresheri dhe shiu.
Lilo Lesken kish marre per grua. Me ate e bo jeten.Nje grua heroine.Nje familje e madhe me 10 femije,6 djem e 4 vajza. Femijet e shumte jane pasuri thone.I rriten me mundime e ne ca kushte e rrethana te vecanta, me sakrifica e privacione.
Barba Thomane, jeta dhe puna e kish mesuar te ish i duruar e i qete dhe ti perballonte veshtiresite me kurajo. Me femijet sillej mire dhe nganjehere qe gruaja i qortonte, i thoshte “Leri o grua femijet se mezi i kemi” dhe femijve u drejtohej “Ejani o bija” po per te lastimisur kurre nuk e kish degjuar ate njeri ti dilte nje fjale e tille nga goja. Veres, gumezhinte ai vend nga zerat e femijve.Ishte tamam si nje kamp pushimi veror ne mal. Shtepia plot. Kishin kenaqesi.Ne kohen e luftes i ndihmoi dhe i mbeshteti partizanet.Heroi i Popullit Llambro Andoni qe ra deshmor per liri, ishte nga ky fis i andonajve. Lufta Italo-Greke la gjurme ne ato ane. Dy djem te vegjel binjake,Polikroni me Gjiken u vrane te gjoret me nje bombe ne brinje qe kishin mbetur nga lufta. Ne se e kini pare filmin dhe do ta kini ndjekur me vemendje “Guret e shtepise sime”, sbesoj se do u kete shpetuar dhe ky episod nga te shumtat qe jane, se si u vrane ata femije. Skena te dhimbshme por reale. Kujtime te perjetuara nga Anagnosti. Ata ishin njerez zemergjere .Nje ushtar italjan te mbetur nga lufta kur iken italjanet,e mbajten dhe e mbrojten ne shtepine e tyre. Iku me te tjeret dhe ai kur mbaroi lufta. Ndoshta jeton akoma… Shtepia e tyre ishte e hapur per kedo qe i binte rruga ne ato ane. Njerez bujare e me shpirt te madh. Kishin mall per njerez se jeta e cobanit ka veshtiresit e veta ,te izoluar e te shkeputur nga pjesa tjeter krijojne boshlleqe te medha ne komunikimin me njerzit. Kjo ka qene nje mangesi qe e kane ndjere me shume. Femijet kur u rriten e vinin ne shkolle ;venin e vinin me kembe. Ne rrugen qe te con ne Vuno dhe del poshte Mjegulloshit ,barba Thomai diku aty afer stanit,kish gjetur nje burim;e kish rregulluar e sistemuar vete dhe ashtu i kish mbetur emri “Burimi i barbaThomait” ndoshta eshte akoma…Nga emri qe kish krijuar, nga ndershmeria dhe serjoziteti, ishte zgjedhur dhe bente pjese ne pleqesine e fshatit dhe fjala e tij degjohej sidomos per problemet e bagetive,merave,barerat etj. Kur u be kooperative dhe ai su nda nga shoket dhe punoi me ate ndershmeri e perkushtim. Po vitet kalonin dhe femijet u rriten e “fluturuan ” dhe ai bleu nje shtepi te bente pleqerine ne fshat .Bleu shtepine e Mit Bales qe i biri ,Fotua erdhi vete sa kish dale nga burgu atere. Barba Thomain sic e njoha me vone, ruaj pershtypjet me te mira per te.Nje burre me nje trup te mbajtur qe ecte ngadale me nje hap te matur,veshur me ate kostumin karakteristik me tirqe.Mbante dhe nje kapele,kadife te zeze ose shajak te zi. As kambalet e kembeve si mbante te bardha por te zeza ose te mushkera .Ja punonte halle Lilua me leshin e deleve llaja se skishin boja’. Kur vija me leje ,takohesha perhere me te, te potonet e Shen Merise se bente hije dhe fresk. Nje burre i urte , fjalepake,i matur, i pjekur dhe shume i thjeshte. Me nje fjale te embel gjithmone ,se degjova ndonjehere te fliste me ze te larte apo te fliste keq per njeri e ti merrte neper goje. Ne klub s’e pashe ndonjehere. Nuk perfliste njeri.Mbante nje pale tespiqe qe si leshonte nga dora por dhe shkopin se vitet kishin bere punen e tyre dhe ne gaderemet e fshatit te rreshqiste kemba. Ndjeje kenaqesi te rrije me te. Disa minuta i kisha te perditeshme .Nje njeri i nderuar dhe i respektuar. Ashtu i kish dhe femijet. Rashon e ruaj ne kujtese si njeriun e miresise dhe te shoqen ,Shullen nuk e harroj dot kur e percolli memen time deri ne castet e fundit te jetes kur i mbylli syte. Kane qene njerez me zemer te madhe qe kane dale nga ajo dere. Te gjithe te nderuar e puntore kudo ku i ka hedhur fati. Barba Thomai ndrroi jete me 1985 ne moshen 90 vjecare .Ai iku nga kjo bote duke marre me vete nderin ,respektin dhe mirenjohjen e merituar qe jane si kurora me e madhe e jetes pamvaresisht nga puna qe kane bere. Puna eshte nder kudo qe te jesh, vlerat jane ato qe te lartesojne.
Barba Thomai do te mbetet ne kujtese si nje njeri Babaxhan.
31 Janar 2021
Shenim: Barba Thomai eshte ne te djathte me shkop ne dore.