SHKRUAR NGA:Age Bilani Luka

Zekerija Idrizi
Miku im shumë i çmuar!Ju falenderoj nga zemra për analizë e thellë ,, tejetprofesionale për poezinë time me titull”AMANETI” !
Zekerija Idrizi është shkrimtari shumë i njohur ku ka shkruajtur mi 40 libra te zhanreve te ndryshme,një nder te cilet është ribotuar 11 herë në gjuhë te ndryshme (ARAATISJA NGA VDEKJA qe unë po e përfundoj se lexuari) eseist,redaktor,kritik letrar,përkthyes, nga Shkupi kryeqender e shqiptarisë dhe banues qe mbi 40 vjet në Berlin te Gjermanisë dhe kurr nuk e harroi kombin dhe gjuhen,i madhi eruditi shqiptarë qe krenohet kombi me penen dhe intelektin e tij.
Citoj komentin
—“Poezia “Amaneti” e Age Bilani Lukës është një thirrje poetike e ndërtuar mbi kujtesën historike, gjakun e të parëve dhe dashurinë për tokën e gjuhën, ku Amaneti” nuk është thjesht një porosi e lënë nga brezat e kaluar, por ai shndërrohet në një detyrim moral ndaj historisë dhe së ardhmes.
Nëpër vargje, toka, qielli dhe deti marrin zë e bëhen dëshmitarë të një kujtese kolektive. Motivi i gjakut të derdhur, i “burrave me plis” dhe i tokës së vaditur prej tyre e lidh atdheun me sakrificën. Poetja e sheh Arbërinë jo vetëm si hapësirë gjeografike, por si një hapësirë shpirtërore, ku bashkohen gjuha, historia, kultura, tradita dhe simboli i flamurit.
Vargu “mos me e lënë ma të coptume” e përmbledh shqetësimin qendror të poezisë: ndarjet kufitare perceptohen si plagë mbi një kujtesë të përbashkët. Ndërsa figura e fëmijës në djep që thërret “nanë” e bën këtë amanet të kalojë nga historia te brezi i ri, respektivisht nga kujtesa e të parëve te përgjegjësia e pasardhësve.
Në thelb, “Amaneti” është poezi e kujtesës, identitetit dhe bashkimit shpirtëror. Ajo nuk flet vetëm për një të kaluar të përgjakshme, por kërkon që ajo e kaluar të mos harrohet dhe që gjuha, kultura e tradita të mbeten ura lidhëse mes shqiptarëve. Flamuri kuq e zi, në fund, shfaqet si simboli poetik i kësaj ëndrre për një identitet të përbashkët.
Amaneti, pra, nuk është vetëm ajo që të parët ua lanë të gjallëve; është ajo që të gjallët duhet t’ua dorëzojnë të paprekur brezave që vijnë.
Përgëzime mike imja shumë e çmuar Age Bilani Luka!”
Amaneti…

Autor:Age Bilani Luka
Po ushtrojnë toka e qielli,
i tundi malet amaneti,
besa e Zotit nëpër hava, është lënë motit, sot ku aa!?
Po vajton toka e deti,
pse nuk shkon n’vend amaneti!?
Kanë qenë burra me plis n’kokë,
gjaku i tyre e vaditi këtë tokë.
Këtë tokë t’lashtë, këtë tokë t’bekume,
mos me e lënë ma të coptume,
se lezet ma nuk i ka djelmnisë,
me pas kufij në mes Arbërisë.
Këtu ka gjuhë e histori,
ka kulturë e traditë,
fëmija në djep mbulue, thërret nanë,amanetin mos me e harrue.
Mos te qendrojm ndar me kufi,
boll na ndanë me padrejtesi.
Se gjaku që derdhi shqiptari,
e ka shkru ARBERI me germa ari..
Gjaku i t’parve na thërret,
Ti bashkojmë trojet cep e n’cep,
ta flasim gjuhën me dashuri
E të valoje flamuri kuq e zi.