Me POETEN,SHKRIMTAREN DHE REDAKTOREN Kumrie Avdyl Shala

 

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, persone che sorridono e occhiali

DURIMIT I KA ARDHUR FUNDI!
Dikush është duke përfituar në këtë mjegull. Nuk thonë kot: ujku do mjegull, e mjegullnajë është bërë!
Popullin, nëse dëshiron ta mbysësh pa luftë, lëre pa bukë dhe luaj me durimin e tij. Kjo është vrasje pa zë, vrasje pa gjak, vrasje pa plumb.
Është vrasja më e rrezikshme, që vetëm ata që nuk kanë ndjenja njerëzore mund ta bëjnë. Ajo që po u ndodh shqiptarëve nga shqipfolësit është e rëndë; është maltretim, është lëndim shpirtëror.
U bënë gati dy vite pa institucione të mirëfillta shtetërore, pa qeveri, pa Kryetar, pa Kuvend, pa udhëheqës të ministrive e pa shumëçka tjetër. Në historinë tonë, nuk e di të ketë ndodhur ndonjëherë diçka e tillë.
Liria u fitua nga ata që nuk u frikësuan t’i dilnin përballë armikut, poashtu falë edhe ndihmës se miqve tanë. E tani, çfarë po bëjmë me gjithë atë vuajtje të popullit? Ju po e hidhni në humnerë gjithë atë sakrificë?
Kush është ai që nuk dëshiron t’i shohë shqiptarët mirë?
Për Serbinë e dimë, por kush është dora e zgjatur e tyre?
Durimit i ka ardhur fundi. Boll më!
Mos shpopulloni vendin për njē ego tuajën, për një kokē bung, për tru shpërlar o ju politkaj te mjerë!
Si e ka emrin ai që e solli popullin deri në këtë pikë?
Apo si i kanë emrat?!
Apo kush janë ata të pacipë që po luajnë me fatin e këtij populli?
Mos luani me popullin hej, sepse populli ju mallkon!
Ky vend lindi e rriti djem e vajza që nuk kursyen asgjë për lirinë e kësaj toke të djegur ndër shekuj. E tani, pse duhet të vuajmë përsëri? Pse?
Dyshimi është i gatshëm të kthehet në bindje, kur po shihet qartë se jeni duke punuar vetëm për të mirën tuaj dhe jo për të mirën e atdheut e të kombit shqiptar.
Lotët, plagët, dhimbjet, jetimët, gjumtyrët qē lanë për liri dhe dëshmorët do t’ju mallkojnë, o krijesa pa vlerë!
Historia nuk harron. Populli nuk harron.
As gjaku i derdhur për liri nuk falet, o krijesa pa emer!!!
Nga:
Kumrie Avdyl Shala
12 shtator 2026
“””””””””””””””””””
Kumrie Abdyl Shala-Ese : NJERËZIT QË USHQEHEN ME VUAJTJEN TËNDE

Atyre që u mungon durimi, më mirë është të mos keni fatin t’i takoni, sepse në fund të fundit janë njerëz negativë, të cilët përcjellin vetëm energji të keqe. Kjo kategori nuk të afron dhe nuk të lëshon lehtë; të afrohet vetëm atëherë kur ka nevojë për ty. Ata të lëndojnë sa herë që duan, pa kthyer kokën pas.

Sjellja e tyre dhe ndikimi: Këta njerëz nuk e duan as veten e tyre. Mjerisht, as trajtimi mjekësor nuk u bën punë, sepse edhe një problem të vogël e shndërrojnë në “buall”, në “bjeshkë” shprehje popullore “I frigohen hijës së tyre”. Për ta nuk ka zgjidhje nga te tjerët, vetja e tyre ju pëlqe. Gjatë gjithë jetës përpiqen të jenë në qendër të vëmendjes. Dëshira e tyre është të kenë pranë vetëm njerëz të dobët e frikacakë, që t’i sundojnë sipas qejfit. Ndërsa të suksesshmit nuk i duan afër; përkundrazi, përpiqen t’i injorojnë, t’i përbuzin, t’i përgojojnë, duke shpikur lloj-lloj pretekstesh e ankesash, t’i manipulojnë.

Në psikologji, një pjesë e tyre përkufizohet si personalitete toksike, manipulues emocionalë apo edhe me tipare psikopatike, për shkak të mungesës së dhembshurisë dhe prirjes për të dëmtuar të tjerët. Por kjo kategori shkon edhe më tej: ata nuk largohen lehtë, qëndrojnë pranë teje deri në momentin që të shohin të thyer, të sëmurë e të dobët. Pastaj, paradoksalisht, fillojnë të të këshillojnë se “nuk ke asgjë”, duke e minimizuar gjendjen e tyre, deri në atë pikë deri sa të shkatërrojnë shpirtërisht. Për ta, vuajtja e tjetrit është ushqim.

Kjo sjellje nuk shfaqet vetëm në marrëdhënie të largëta, por edhe brenda familjes. Ata e ushtrojnë dominimin mbi bashkëshortin/bashkëshorten, duke e nënçmuar dhe duke e bërë të ndihet i/e pavlerë. Edhe me fëmijët tregojnë autoritet të tepruar, duke mos lënë hapësirë për mendimin e tyre, por duke i shfrytëzuar për të forcuar egon personale.

Ndersa në punë, këta njerëz vuajnë të jenë në qendër të vëmendjes. Nuk pranojnë kurrë këshilla apo vërejtje nga të tjerët, sepse çdo kritikë e shohin si sulm ndaj vetes. Për të ruajtur pozitën e tyre, janë gati të nënçmojnë, të sabotojnë apo të përgojojnë vazhdimisht.

Në shoqëri: Edhe në shoqëri, ata përpiqen të jenë dominues. Kanë dëshirë të ecin gjithmonë përpara të tjerëve, te jen numer 1(një) të kenë njerëz që u shkojnë pas, duke u ushqyer me ndjekjen dhe mirënjohjen e të tjerëve, edhe pse shpesh kjo vjen nga frika apo dobësia e atyre që i rrethojnë. Janë te fiksuar, bejnë çdogje te duken bukur, dalin shumë shpesh nga vetëvetja. Të bëmat e tyre i fshehin me kujdes, nuk lejojnë asgjë e thënë e tyrë që ti di dikush tjetër, ndersa të dikujt, vuajnë qe ti dinë.

Ky personalitet të fyen pa fije turpi, nuk e vret ndërgjegjja dhe nuk i interesojnë pasojat që i’a sjellin tjetrit.

Keta njerëz flejnë të qetë, sepse për ta nuk ka peshë e mira apo e keqja. Dashuria e tyre më e madhe është dopjo egoja që të jenë numër një, të ushqehen me vuajtjet e të tjerëve. Keta njerë nuk shofin askend përveç vetën e vete.

Prandaj, këta njerëz janë të rrezikshëm për shoqërinë dhe duhet të kemi shumë kujdes ndaj tyre. Egoja e dyfishtë e tyre bëhet plumb për çdo njeri të rregullt që ka fatin, ose fatkeqësinë, t’i takojë. Janë insistues dhe të ftohtë ne nderëgjegjje derisa sa ta arrin qellimin e tyre.

Për ju lexues kujdesuni së: Në jetën tonë do të hasim gjithmonë njerëz të tillë ,të rrezikshëm, toksikë, që ushqehen me dobësinë dhe vuajtjen e tjetrit. Por detyra jonë nuk është të lejojmë që ata të na shkatërrojnë. Duhet të njohim shenjat e tyre, të mësojmë të vendosim kufij dhe të ruajmë energjinë tonë shpirtërore.

Mënyra më e mirë për t’i thyer është të mos ua japim atë knaqesi që kërkojnë: vëmendjen, frikën dhe nënshtrimin tonë. Vetëm duke qëndruar të fortë dhe të vetëdijshëm, mund të mbrohemi nga ndikimi i tyre. Në fund, njeriu i mençur e kupton se të vërtetët janë ata që sjellin dritë, jo ata që ushqehen me errësirën

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.