DUAJENI NJERI-TJETRIN
Ne pushimet e veres ,kur isha ne shkolle , mbasditen e kaloja duke kullotur ato 5 manare qe kishim.Here te Prroi i Mushkave e here ne Kallogre, mblidheshim ,luanim nderkohe qe ato kullosnin .Ishte gje e kendeshme.Ne ndonje rast qe humbiste ndonjera ,viheshim ne kerkim te saj. Keshtu e kalonim kohen. 10 vjet me pare shkova ne Skutara . Skutarai eshte vendi i miteve,legjendave dhe luftrave. Dola me tej ne qafen siper qe duket Himara. Nje pamje prrallore, magjepsese. Te duket vetja i gjithepushtetshem. Sido qe te rrotullohesh, vec pamje te bukura shikon. Kush nuk ka qene, eshte nje kenaqesi e munguar. Nje kope me bageti kulloste me tutje,degjoheshin zile , kembore , blegerima,ca cjep te medhenj me brire te perdredhur, kecerit qe hidheshin e luanin, dy cobane,njeri prej te cileve me nje karrabe ne dore qe rrinin ne kembe me dy qen te medhenj ne krah,nje fllad i lehte qe te perkedhelte fytyren dhe bari qe perkulej sa here qe frynte. Vetem dyaria i mungonte ketij ambienti pastoral. U mrekullova . U ula ne nje gur nga te shumte qe kishte dhe po shikoja e po degjoja… Ka dicka poetike dhe romantike ky zanati i cobaneve. Nuk me ikej. Nganjehere te vine natyrshem ca vargje te mesuara permendsh ne shkolle sic ishin ato te Naimit te madh te cilat me bene te mendoj se si i kish perjetuar keto ndjesi qe i kish hedhur ne karte ato vargje brilante te “Bageti e Bujqesi”:
Sa më pëlqen blegërima, zër’i ëmbël’ i bagëtisë,
Qëngji edhe kec’i bukur, që rri më gjunj’ e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja…
…Armëtë ka shok e vëlla, mëm’ e motërë xhuranë;
Miqt’ e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë
Me pak fjale, ka shprehur gjithcka. Kur po kthehesha, po mendoja per kete perle turistike qe do ti vije radha por…dhe per cobanet… Me erdhen ne mendje shume emra te tyre, puna e jeta qe kane bere po dhe sakrificat qe kane kaluar disi te menjanuar nga jeta shoqerore per vete natyren e punes tyre. Mu kujtua dhe barba Pano Varfi i cili me kishte mbetur ne mendje kur shkonim ne Jal, te dielave zakonisht ne ato vite dhe ai varej me bageti ne kohen e vapes te Qeramidhia , xhvishej lakuriq te buza e ujit dhe lahej.Ishte dhe notar i mire. Shkonte deri te Cipi i Leres dhe , kthehej. Tani qe u ktheva ne kohe,mendova se sdo ishte keq te shkruaja dicka per te. Barba Pano ka qene nje meso burre qe gjithe kohen pothuaj e kaloi me bageti,te trasheguar nga te paret e tij, doemos dhe nje pasuri jo te paket. Kishte dhe nje vlla, Gaqe e quanin. Me kete pune u muaren dhe me pune behen gjera te mira.E shtuan pasurine, kopene. Panua u martua me Thine Gjikestraten dhe bene 10 femije,5 djem e 5 vajza. Kozmane ,Lefterin ,Leken,Petron dhe Seon. Vajza, Sofine qe u martua me Jorgo Andonin,Ftaline, kolekaj,Fotinen dhimegjokaj me Naqen, Conen ne Dukaj Illias dhe te fundit Kanine qe u martua ne Nivice Buban. Thineja se pati jeten e gjate e shkreta .Vdiq shpejt dhe ai su martua me gjithe se i thane shume here por ” sdua ti bej femijet me dy barqe” thoshte dhe ashtu mbeti. Fatkeqesite e ndoqen nga pas.Lefteri kur moren italjanet nja 4 vunjotes per te studiuar ne itali sebashku me Taso Pilon ,Lluke Calin dhe ndoshta kane qene dhe Seo me Pilo Millin… U semur ,u ftoh dhe vdiq. Rrobat ja derguan por jo eshtrat. Seon ja vrane vranishqotet ne Val ne konflikt per merane e barit. U nisen te hakmerreshin por kur e pane ate qe e kish vrare,pa dore dhe calonte, thane ” kete sakatin do vrasim ne?” Ai u tha ,djemoo ,po te vrasim ,do na vrasin dhe keshtu do vazhdoje kjo pune…dhe ne fund asnje nuk do fitoje.Une sdo humbas djemte …Sfitojme gje” dhe keshtu e mbylli.Ishte i zgjuar dhe i matur e i arsyeshem. Beri dhe pajtimin me nisjativen e vet. Barba Panua beri kope te madhe sa shifrat jane marramendese dhe te pabesushme ndoshta. 1200 koke pelleja kishte pa llogaritur te tjera qe seshte e veshtire te kuptohen. Te administroje kete pasuri nuk ish gje e lehte .Ai ja doli ndonse skishte dhe ndonje shkolle te madhe. Mori 6 cobane nga Vranishti e perreth dhe i ndau ne kope me te vogla. Bleu dhe mulqe ne fushe .Kishte gjithe ato stane.Ne Stefanel qe ka qene prone e tij me ullinj e peme frutore.Ndertoi puse te medhenj e gjithcka qe i duheshin. Ne Thodhos kish nje tjeter,poshte Gjikexhoxhanit qe e kembeu me kolekaj per nje gjerdan fisheke, po ashtu ish koha; nje tjeter ne rere te gumet te mulqet e Ziset qe i kish marre me qera, ku vdiq dhe nje nip ,Seua.I ipi temperatura dhe per 2 dite dha shpirt.Aty e varrosen. Ne Val kish nje tjeter stan. Kishte rreth 30 mushka ne zoterim qe i perdorte per transport por dhe i shiste .Qen stani,te shumte e te fuqishem. Nje here tregojne se rane ujqerit nder dhen dhe bene kerdine disa nete.I thane afendikoit ,Panos dhe ai i mblodhi dhe u tha:” Sjini per kete pune ju, une per kete pune ju kam marre ,te ruani bagetite jo ti haje ujku.Ikni se do rri vete dhe u thoni ujqerve kudo qe jane qe po ua mbajti dhe ti qasen stanit sonte”. Ndenji gjithe naten zgjuar me qente ne krah dhe per fat nuk ndodhi asgje.Ja keshtu ruhen bagetia -u tha.
Ngrinte baxho ne kohen e pikut te prodhimit per ta perpunuar .Kishte prodhim te bollshem sa nje pjese te mire,djathin e eksportonte ne Korfuz deri ne fund te 1944 sipas nje mareveshje qe kishin bere.Ata dergonin nje specialist per ta bere sipas kerkesave te tyre. Nje pjese e binte ne Vuno sipas klienteles qe kish krijuar. Nje here Kozmai u coi qumeshtin spirajve qe i gjeti duke ngrene. E ftuan, po ai nga turpi u tha flm.Tavolina plot me te gjitha te mirat sa ja beri zili dhe peshperiste me vete”ah sikur te me thone dhe nje here…” Ata e degjuan dhe i thane: “Po ne te thame …”.E ulen ne tavoline dhe i dhane per te ngrene.Spirajt ishin te pasur e fisnike. Nako Labi i kish pagezuar nje nga femijet ,ishte kumbare.Bagetite ja kish dhene dhe i mbaj Panua.Kur iku ne Tirane ja la te gjitha por me ca kushte,do ti jipte nga dy shelege per krishtlindje dhe pashke ,tre llata te medha me djathe dhe ndonje nevoje per mish gjate vitit.Mbas ca vjetesh ua fali.”I kini nga une keto” -u tha si njeri fisnik qe ishte. Panua e bo jeten me te birin,Kozmane qe ish martuar me Amali Mitrushen,te bijen e Vangjelit dhe i vllai i Thomait. Vajzat kur u bone per nuse,i martoi me paje e me gjithe te mirat.U dha dhe nga nje shume te mire lekesh. Pasurine e ndau ne menyre te barabarte dhe su ankua njeri te pakten ne dukje.Ai e dinte se padrejtesite ndajne vellazeri.Mbajti dhe per vete nje lenge ne Stefanel e doemos dhe leke .Ne perjudhen e veres i shpijen kopete ne malet e Gjirokastres ,ne Val,ne Nivice Buban qe kur kalonin bagetite e tij, dilnin te degjonin zilet e kemboret qe me tingujt e tyre melodioze krijonin nje lloj simfonie qe ua kishte enda ta degjonin. etj.Atje e dha nje nga vajzat por dhe ne kohet e mevonshme me nje nip te tij beri krushqi. Zilet e kemboret, i kish blere te gjitha ne Greqi.Kozmai me bagetite qe i rane ne pjese i shtoi deri ne 800 koke.Ne kohen qe binte prodhimi ne Val,ate pak qumesht e zinin djathe dhe e vinin ne napa e i varnin ne ca shtylla me viega,”sheqeror” u thoshin . Barba Panua e ndihmoi dhe e mbeshteti levizjen Nc-Cl me ato mundesi qe kish.Nje djale,Leka doli malit me partizane.Kur bene reprazalje ne Vuno ,xhandaret e Xhafer Deves e arrestuan dhe e cuan ne Kosove ku e mbajten per 1 muaj e 1/2, pastaj e liruan. Kur u be kooperative Vunoi me 1956-57 per nje jave rrjesht vinin te komisjonit, nga Vlora dhe Tirana .Kuadro e funksionare per tu mbushur mendjen. Vendosen me ne fund dhe su ndane nga te tjeret. Per gjene e gjalle kishte nje klauzole ndryshe se i shperblenin po jo te gjitha .Nje pjese me obligacione. Mulqet e keto te tjerat i dorzuan pa marre gje. Ne ato vite te fundit i erdhi nje mendim qe e ndau me Kozmane, do shkonte te jetonte te djali tjeter,Petrua. Deshira e tij.U ndane me pleqesi qe te mos qahej njeri.Kozmai i tha qe: ” shtepine ketu e ke ,kur te duash ktheu.Kjo pjesa qe ka mbetur pa rregulluar,do ta ujdisim dhe do jesh rehat”.Ai iku e su kthye me.Te Naste Curia ,poshte kish nje fik ,kish bor dhe nje si krevat me drrasa dhe vaponte atje se bente fresk. Kozmai ndrroi jete shpejt me 1965 ,61 vjec dhe te vetmen porosi qe la me thoshte Fania,ishte per mesimet dhe tregonte me gishta.Ai kish bere shkollen greke te fshatit. Ndersa barba Panua dy vjet me vone ,ne moshen 100 vjecare. Jeta qe beri ,pervoja qe kish fituar e permblodhi ne pak fjale amanetin e tij: “Duajeni dhe respektojeni njeri tjetrin”. Ne ato momente te fundit te jetes sikur i shfaqej i biri dhe i therriste : O Kozma,eja me merr,ku je?” dhe …iku bashke me te. Kur isha ne gjimnaz te Himares ,vazhdon Fania,na cuan dhe ne ne aksion ne Rrogozhine. Keshem marre nje cike buke me vete dhe u ulem ne nje lokal.Lokali ishte plot ,vetem ne nje tavoline kishte mbetur nje burre qe me sa dukej kishte mbaruar dhe ai.I kerkum leje dhe u ulem.Sic e kemi zakon, na pyeti.Nga jini ju more djem? Nga Himara i thame.Po nga Vunoi ka njeri? Jam une i thashe .Pano Varfin ce ke me tha. Gjysh i thashe. “Kush ish kulak dhe kush u bo.”Kaqe tha dhe u ngrit e iku”. U thashe dhe te mive po nuk e mora vesh kush ishte. Ndoshta ka qene ndonje i pakenaqur dhe aludonte per Pano Varfin qe me pasurine qe kishte duhej te ishte deklaruar i tille. Panua me pune i kish bore,levizjen e ndihmoi, ne kooperative u fut dhe e shkoi jeten me ndershmeri e me pune pa i rene ne qafe njeriu. Ky ishte Pano Varfi.Njeri i thjeshte e pa shume pretendime por i mencur se kish mesuar shume nga jeta. Me pune e beri te gjithe pasurine,me lodhje por dhe shperblimin e mori e vllazerine e ruajti me dashurine qe percolli por dhe me ndarjen e barabarte qe beri.La femije plot,niper e mbesa dhe iku nga kjo bote me te vetmin merak qe te ruanin ate qe u kishte dhene me tepri,dashurine.
25 Shkurt 2021.