17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Alqi Dede

MBRESA NGA NJE ISH MESUESE NE VUNO
KSANTHIPI MERTIRI LAPA Ishin ditet e fundit te gushtit te vitit 1959, kur nje grua me vajzen e saj zbriten ne Vuno me nje makine te linjes. Ditet e nxehta te atij behari, rrezet e forta te diellit pervelonjes ishin te padurushme.Shpejt u futen ne nje hije dhe i kerkuan dikujt ne se mund ti ndihmonte te takonin kryetarin e kshillit. Ne fshat njerzit ishin te paket ne ate ore te mesdites. Perballe dukej fshati me ato shtepi njera mbi tjetren me nje pamje terheqese dhe poshte fusha me ullinj te shumte e me poshte akoma, deti… Nje fllad i lehte frynte dhe sikur u freskonte pak fytyren e djersitur. Pas pak nje djale u kthye dhe u tha qe kryetari i kshilli i priste. Shkuan dhe u takuan me te. Fillimisht u prezantuan, ai quhej Pavllo Qesari qe besoj se u kujtohet, nje burre I gjate,dashamires qe i mirseardhi dhe u kerkoi se cfare halli kishin dhe si mund ti ndihmonte. Vajza qe bejme fjale quhej Ksanthipi Mertiri Lapa, 19 vjecare qe kish mbaruar pedagogjiken dhe ishte emeruar ne shkollen e fshatit. Gruaja ishte e jema e saj . Si te ardhur qe ishin kerkonin ti ndihmonte per te gjetur nje shtepi se ku do rrinte gjate perjudhes qe do ushtronte profesionin e saj. Ai u mendua pak dhe pastaj u tha per nje familje, te Kalope Mitrushia me te bijat, Versidhen dhe Krishanthen qe banonin afer me Llande Voglen.
Ajo u akomodua ne shtepine e tyre dhe pershtypjet e saj per ate familje jane mbreselenese.Kete vajze pak e shkurter nga shtati, simpatike dhe e bukur, e dashur dhe e thjeshte ne ato vite qe bejme fjale ishte nga Piluri. Nuk e kam njohur, as takuar dhe degjuar per te ndonjehere. Kur mbaruam shkollen ne u larguam ndersa ajo erdhi dhe ndenji per nje vit e ca e pastaj ndertoi folen e saj diku tjeter. Rastesisht nje ish nxenes I saj nga Vunoi me tregonte per te dhe mendova se sdo ishte keq te degjoja mbresat e saj per fshatin, shkollen dhe per nxenesit ne ate vit. Fale mjeteve te komunikimit ma bene shume te lehte kontaktin me te. Ndonse me pak ndroje u tregua nje cike e rezervuar per te shkruar dicka por me ne fund e gjetem gjuhen dhe ja se cme tregonte. “Une jam nga Piluri, atje u linda dhe u rrita dmth kalova femijerin time.Familja ime ka qene e varfer si te gjitha familjet e tjera te fshatit per te mos thene dhe me gjere. Ne shkolle kisha nje ecuri te mire dhe rezultate premtuse. Mbasi mbarova klasen e katert, fitova burse se skishte atere unike ne fshat, sebashku me nje shoqe tjeter qe fatkeqesisht nuk erdhi se nuk e lane prinderit. Duhet te kemi parasysh se bejme fjale per nje perjudhe qe disa zakone e mentalitete prapanike e konservatore mbizoteronin dhe i privonin vajzat e grate nga disa te drejta themelore. Me erdhi keq per te se do ta kisha shoqe por dhe per te ardhmen e saj. Vajta ne Vlore per te mbaruar uniken, rrija ne konvikt deri ne klase te gjashte pastaj ika ne Tirane dhe mbarova 7 vjecaren. Sic ishin rregullat atere, bera kerkese per te vazhduar me lart. Me doli per ne shkollen pedagogjike “17 Nentori”. Ne pedagogjike skam qene e vetme por dhe disa shoqe te tjera qe vazhdonin studimet nga Vunoi qe me sa me kujtohen tani, ishin Dhoksi Grillia, Marika Gjika qe ishte nxenese shume e mire, me e mira e klases, Kalope Zisia por dhe Dallandyshe Koka qe ka qene vajze e bukur si nje yll po nuk e kam takuar me qysh atere se ajo iku shpejt. Nuk me vjen ne mendje ndonje tjeter por ndoshta dhe Liri Milia. Une studiova per gjuhen ruse qe ishte ne mode atere per vete lidhjet qe kishim me Bashkimin e atehershem Sovjetik.Kur mbarova pedagogjiken kisha deshire te vazhdoja por gjendja ekonomike dhe mentalitetet e zakonet me frenuan dhe keshtu nuk bera kerkese. Mua meqe isha kontigjent i Vlores, me emeruan ne nje fshat, Kocul quhej qe nuk e di se ku bie dhe tani qe po flasim. Nje vajze e re 19 vjecare, te mirrja rruget e te veja ne ate fshat te larget pa kurrfare mbeshtetje…na alarmuan te tereve dhe i beme nje kerkese shefit te arsimit te Vlores per takim sebashku me vllane tim. Na priti dhe na degjoi me vemendje per ankesen qe kishim . Atere ka qene Harilla Panajoti shef arsimi i cili ne fund u ngrit nga karrigia dhe me rrahu shpatullat duke me thene : “Kjo eshte lulia e pare e Pilurit dhe nje nga te parat e bregdetit”. Ai ishte burre i mire dhe me nje arsyetim te shendoshe. Me caktuan ne Vuno. Kur e degjova u mrekullova. Vunoi ishte nga fshatrat me te mire te bregut i pakrahasueshem me te tjeret, i ngritur, me kulture e me tradita dhe ruaj kujtimet me te mira per te. Nuk eshte e lehte tani mbas 60 e ca vjetesh te kujtoj shume detaje por takimi me mesuesit e Vunoit ate mengjez do me mbetet i pashlyer ne mendje nga menyra se si me priten e me krijuan nje ambient te kendshem e te ngrohte qe se ndjeva fare ate ndrojtjen qe zakonisht e kemi kur takohemi per here te pare me njerez te panjohur. Drejtor ishte Pilo Koco nje zotni burre, njeri i mrekullushem dhe nje mesues me dhunti te rralla e me nje eksperience mbreselenese. Ai me ka ndihmuar jashtezakonisht shume dhe e kujtoj me nderim e respekt gjithmone. Mua me duhej te jepja dhe ca lende te tjera per te plotesuar oret qe me duheshin si zologji etj. Por takimi me nxenesit ka qene mbreselenes. Ne krijuam nje maredhenie te mrekullushme. Kisha kenaqesi kur shkoja ne klase. Ata kishin etje per te mesuar dhe per rusishten kishin nje interes qe cuditesha dhe vete. Ishin femije te zgjuar dhe me ndiqnin me vemendje kur spjegoja si ato dallandyshet ne fole qe presin ushqimin. Une isha e re dhe isha e bukur sic me thoshin dhe zerin e kisha te embel. Me dukej sikur isha me afer ne moshe me ta. Nuk me ikin nga mendja as sot ato shikimet e tyre qe me ndiqnin te perqendruar. Nuk me kujtohen emrat se vitet kane bere punen e tyre por sikur te shtrija ato krahet e imagjinates sic thote Makarenkua dhe ti mblidhja….cfare kenaqesie do ishte…Ata jane rritur e kane fluturuar dhe jane shperndare ne te kater anet e botes ku i ka perplasur fati. Ne benim aktivitete te shumta, eskursione ne vende te ndryshme qe e benin jeten me te larmishme. Vunoi ka vende te bukura e njerez te mrekullueshem. Me Llande Voglen si kolege u afruam vetvetiu, na bashkuan shume gjera me te por dhe ishim gjitone. Sa grua e mire ka qene.Nuk e harroj kurre buzeqeshjen e saj, i qeshte shpirti dhe rrezatonte miresi. Mbasditeve takohesha here pas here dhe me merrte e dilnim deri ne fshat por deri te potonet e lazret sa na dukej nje cike koka…Une shume rralle dilja ne fshat…ashtu ishte koha atere… Veja vazhdimisht dhe te shtepia e saj dhe takohesha me halle Thipen qe ishte grua shume e mire …cfare gra ishin ato. Veja dhe ne Qesaraj, te ajo halle Thipia dhe e bija Amalia…Po kishim gjitone dhe Dhoksi Zisen, cfare grua e mrekullueshme ishte ajo, apo e bukur me ato floket e zeza, vetullat e cdo gje tjeter. Nje grua e perkryer qe ndjeja kenaqesi kur takohesha me te. Nuk mund ta harroj dhe Aliqen me te shoqin qe ishin njerez shume te mire se me te tjerat nuk munda te njihesha se spara dilja por dhe pune kisha per tu pergatitur per mesim. Sa me nostalgji i kujtoj…Flm qe u bete shkak per ti kujtuar e per tu kushtuar me shume kohe se e meritojne. Te Versidha kalonte perroi poshte, dhe kishte peme te larta e lloj lloj bimesh,shkurre dhe poshte gjate dimrit me shira edhe prroi vinte i rrembyshem dhe ajo zhurma qe vinte me shoqeronte ne gjume…Flinim shpejt atere se dhe dritat ishin me orar e hera heres dhe skishim. Por me ato mblidheshim mbremjeve dhe me tregonin historira te fshatit si psh ate te Fotine Spires me Nase Labin dhe i kam ne mendje ato vargjet e kenges dhe tani…Ishte e dhimbshme. Me tregonin dhe per Nase Benin se kishin te benin me te por dhe shtepine e tyre e kishin afer dhe per historite tragjike te tyre. Te vjen keq qe kane pasur nje fund te tille. Ato mbremjet qe kaloja me ato qe mu bene si motra dhe nuk ua harroj kurre perkujdesjen e tyre me emocionojne dhe tani… Ka qene nje dicka e vecante qe prinderit kishin interes per mbarevajtjen e femijve ne mesime dhe kjo na e lehtesonte punen. Kjo klime ka qene favorizuese per shkollen dhe Vunoi ka qene arsim dashes historikisht qe kane dale emra te medhenj nga dyert e asaj shkolle. Ndenja nje vit e pak ne Vuno se pastaj dhe une ndertova familjen time me nje djale pilurjot qe vinte vazhdimisht per te me takuar. Por dhe peripecite e mia nuk mbaruan me kaqe se familja ime nuk ishte e vendosur se ai kishte ca “cene” ne biografi. Lufta e klasave vepronte qe me duken qesharake kur i kujtoj tani. Por i kaperxyem dhe kaluam jete te lumtur me te se ka ca vjet qe ka nderruar jete. Kur u largova nga shkolla, me ka mbetur ne mendje ajo ndarja me nxenesit…Ska fjale qe mund ti pershkruaje. Ndarjet jane pergjithesisht te dhimbshme e te trishtushme por ajo dashuri dhe dhimbshuri qe kisha per ata nxenes sikur sme benin kembet te ikja…ika me lot ne sy…Eshte dicka e rralle nje leter qe e kam ruajtur deri me sot qe ma dergonte nje ish nxenese . Elca Mitrushi “. Letra per kersheri te lexuesit eshte shkruar me pene dhe mellan sic ishte atere dhe daton 16 tetor 1960. Ja cfare shkruan midis te tjerash ajo: “Zdravstvuje Ucitelnica. Dorogaja Ucitelnica. ( ne rusisht)… Kaluan gati 11 dite qe jemi ndare. Malli na mori. Cdo dite dhe cdo nate, asnje ore nuk rrime pa te sjelle ne mend edhe u e kujtoj ate dite, diten e enjte. Asnjehere nuk do me dale nga mendja dhe asnje fjale nuk do me ngushelloje per deshperimin qe kisha ate dite; vetem takimi me ty. E dashur zonjushe merak me mbeti qe su takuam me ty.Ne oren e gjuhes ruse kur te gjitha klasat kane filluar mesimin, ne presim ty por asnjeri nuk duket. Te deshperuar ulemi dhe presim ne eshtje duke perseritur gjithsecili ne tru mendimet e tij.E dashur zonjushe, tjeter skam se cfare te shkruaj. Te uroj suksese ne punen tende dhe jete te lumtur gjate jetes se re ne familjen tende.E gezuar dhe plot hare e kalofsh… Te perqafoj me mall Elca. Dosfidanja (ne rusisht) ” Shikoni sa bukur i shpreh ndjenjat e saj kjo vogelushe por dhe te shoqeve e shokeve te tjere per mesuesen e tyre. Nje leter e thjeshte, me naivitetin,ciltersine dhe sinqeritetin e moshes. Per kete mesuese ska kurore me te madhe se dashuria, respekti dhe mirenjohja e nxenesve. Para nenes por dhe para mesuesit perkulen me nderim te gjithe pamvaresisht nga e kaluara qe kane pasur. Mesuesit e vegjel thone bejne kombe te medha. Per Elcen fare rastesisht nga kerkimet ne arkivin e shtetit kur shkruaja librin”Vunoi i kenges dhe trimerise…” gjeta nje leter te nje nxeneseje ne pedagogjike qe ja bente Enver Hoxhes per lirimin e babait te saj. Ajo ishte Elca. Leter interesante qe tregon se ajo ka qene e ndjeshme ndaj ngjarjevete tilla. I njejti shkrim me pene e boja. Koincidenca interesante… Ksanthipi pjesen me te madhe te jetes e ka kaluar ne Sarande e lidhur gjithmone me arsimin dhe tani ne pension por gjen kohe per te kthyer koken mbrapa, rrugen qe ka kaluar e nxenesit qe ka pasur qe jane si nje ushtri e vogel por me nje pune e perkushtim per tu admiruar. Vunoi ze nje vend te vecante se ka qene hapi i pare qe ka hedhur ne arsim dhe ata nxenes i kujton me mall por emrat nuk ua mba mend por per tia risjelle ne kujtese, une kam mundur te gjej disa prej tyre, nxenesve te asaj klase qe ka dhene mesim ajo e ndoshta do ti vine ne mendje…Elca, Pavllo e Petro Mitrushi, Kaliro Gjoka, Fotina Lesko, Rulle Ndreri, Vangjelo Varfi, Eftihi Lati, Naco Llambro, Kico Bala, Taqo Mitro, Andon Koleka dhe Amali Qesari e ndoshta ndonje tjeter qe skam mundur ta gjej. Disa prej tyre kujtohen dhe sot per te fole me te nga vendi qe kish zene ne jeten e tyre ne hapat e para ne rrugen drejt dijes. Dhe me tregon per njerin per tyre Perikli Gjoken qe ka ndrruar jete fatkeqesiht nje vit me pare afersisht. Ne nje mesazh nga bisedat e shumta me te eshte dhe ky qe po ju sjell me poshte. Mesazhi eshte i 9 prillit 2020. “Jam nje ish nxenesi juaj qe me keni mesuar pak rusisht ne vitet 57-59 ne Vuno. Rastesisht e gjeta emrin tuaj ne fb.ndjeva kenaqesi qe ju shikoj mire sebashku me Piron qe ne ato vite u njohet dhe krijuat familjen tuaj. Une kam qene oficer ne Sarande shume vite deri ne vitin 1979. Me Piron jemi takuar shpesh ne ato vite, me ju, jo. Kenaqesi per mua qe ne moshen 74 vjec te komunikoj me mesuesit qe na kane dhene dije. Te fala te dive me Piron dhe qofshi me gjithe cu don zemra shendosh e mire”. Keshtu shprehet ai ne kete mesazh qe ka lene. Po nuk eshte i vetem . Elca Mitrushi u emocionua dhe e quajti nje surprize te bukur kur i tregova per letren qe i dergonte ish mesueses se saj dhe nuk i besohej por nuk i kurseu fjalet e mira dhe respektin per ate grua. Te njejten mendim ka dhe Pavllo Mitrushi qe ruan pershtypjet me te mira , si nje vajze e kohes, e emancipuar , e sjellshme e dashur dhe me pershtypjet me te mira nga te gjithe vunjotesit qe kur e takonin ne Sarande sic me thote Ksanthipi, i thoshin qe:” na iku kot nga duart kjo vajze…”. Kjo ishte Ksanthipi Mertiri Lapa qe u mundova tua risjell ne kujtese mbas 62 vjetesh pothuaj. Keta jane njerez qe kane lene gjurme me punen qe kane bere. Eshte dashuria dhe respekti e mirenjohja e ish nxenesve te saj qe i kane dhene dekoraten me te larte. Ajo ndjehet krenare dhe emocionohet nga kujtimet qe e ngacmojne memorien. Ky shkrim modest per Ksanthipi Mertirin Lapa eshte njeherazi dhe nje nderim e respekt per te gjithe armaten e mesusesve kudo qe jane.
20 Janar 2022
Ne foto e vitit 1959 mesuesit: Stiliano Kapo, Dhimter Sheti, Pilo Koco Drejtor, Ksanthipi Mertiri, Jollanda Vogli dhe Foto Gjomemo.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.