30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Altin Disha

NEUROZA E INVAZIONISTËVE DHE PSIKOZA E TË GLLABËRUARVE.

Energjia e akumulur në cilësi neuroze e invazionistëve, pothuajse nuk ka të ndalur. Nuk do shumë shpenzim energjie për t’i kuptuar këto demonstrime të kategorisë së neurotikëve të momenteve që janë aktualitete në skenën e manovrimeve ushtarake dhe krekosjes së tyre, gjëja për të ndrequr gabimet e bëra para një shekulli. Aktorët e këtyre skenave ku demonstrojnë me parada ushtarake e flota detare, me fregatat e tyre të akumuluara vite me radhë, del në pah që në këto vrrulle të skenave tashmë të njohura janë radhitur ata të cilët duheshte të jepnin llogari, për krimet e kryera kundrejt shqiptarëve, para një tribunali ndërkombëtar të drejtësisë. Në njërën anë Turqia, që mundohet të vë “superioritet racën vet” mbi të gjithë të tjerët, dhe në anën tjetër grekërit që janë me të çara të forta neurotike, në fakt një përqindje e vogël e tyre që janë me origjinë egjiptiane, mongole-sllave dhe induse, arritën ta hipnotizojnë shumicën atuktonëve-arvanitasit, përmes ortodoksizmës me parametra sllavë, por nënkuptohet, me ndihmën e gjermanëve romantik e neurotik për kah përceptimi religjioz që “arritën t’i dilnin në ndihmë” kësaj pakice grekërish saqë sot i shndëruan në skizofrenë në veprimet e tyre gjenocidale kundrejt substratit pelazgo-ilir në Gadishullin Yllirik. Nyja e lidhur që një shekull më parë është shtrija e shenjimeve në hapësirat ujore-detare, me pretekst për të shfrytëzuar resurset nënujore. Marrëveshje pas marrëveshje, që me fjalorin e psikologjisë shpjegohet, komplot pas komploti, arritën të kërrcëllinin dhëmbët se kush kujt do t’ia tregoj potencën ushtarake që ka, me theks të veçantë, cili do të jetë zot në Gadishullin Yllirk të pjesës Europiane dhe, cili do ta hipnotizojë masën e gjerë përmes religjionit të njërit apo tjetrit. Synimi i vetëm është, neurotikët kanë për ambicie aneksim territori në Pellgun e Mesdheut dhe Jon, me pretekst tepër intrigues, pra për resurset nënujore. Qëndrimi i grekërve për shtrirje të hapësirës detare në Jon, është skizofrenia e radhës për t’i kacafitur vëlla me vëlla, pra në njërën anë arvanitasit dhe nga ana tjetër shqiptarët. Paradoksi i historisë njerëzore që vazhdon të jetë në truallin e Yllirisë/lexo: në truallin etnik shqiptar/ është pikërisht se shqiptarët kufizohen me vetëveten, kanë qenë dhe janë të paftë për t’ua ndalur hovin këtyre proceseve denigruese për vetë ata. Në fund, marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga pala e një qeverie palaçosh të Dardanisë dhe, nga pala e krimogjenëve-serbë, arritën që edhe njëherë të shtojnë dilemat dhe i dhanë rrugë denigrimit të shqiptarëve, kuptohet, krimogjenëve serbë iu dha mundësi që në tokat shqiptare të hap korridor për dalje në detin Ardiatik/ lexo: Adriatik. Ky është kompromisi mes Trampit dhe Putinit. Erdhi njohja e shtetit të Dardanisë nga Izraeli, kjo pikë mund të konsiderohet si e vetmja e arritur në këtë takim, por që do varet shumë nga vetë shqiptarë se a do të rrinë në prapanicën e sulltan Erdoganit dhe berberëve që jo vetëm nuk e njohën shtetin e Dardanisë dhe shqiptarët si etni, por shkojnë në Beograd për vizita dhe kalojnë në ekstazë me serbët krimogjen duke i fyer dhe përbuzur shqiptarët. Shqiptarë, kthellojenja logjikën, mos u shndërroni në psikotikë të gllabëruar sepse mallkimi do t’ju zhbëjë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.