Luan Kalana cikli poetik -AMANETE TË DRITËRO AGOLLIT-imagjinare
-SADIJE AGOLLIT-vjersha e 7-te
-Këto vargje janë krijime të autori , të vëna në gojën e poetit,përshtatur si bejte popullore të trevës së Devollit. Janë shkruar vite më parë, kur Dritëroi ishe gjallë, janë kujtime
dhe mbresa nga jeta e poetit, nga miqtë, shokët, kolegët,
bashkëfshatarë ku lindi dhe u rrit Dritëroi, me mendje dhe
zemër të pandarë nga Devolli e devollinjtë, nga vendlindja e
tij, Menkulasi.
Ato mbështeten në kujtimet e mbresat e mia, në
njohjen time personale dhe familjare me Dritëroin, kur isha
mësues në Menkulas në vitet e para të demokracisë në
Shqipëri dhe gjatë takimeve me të.
Këto vjershërime miqtë e kolegë e mi ia treguan Dritëroit në
dorëshkrim, ai i lexoi dhe e bënë të emocionohej, të qeshte dhe tha:-“Bukur, faleminderit Luan!”
-bashkeshortes SADIJE AGOLLIT-princeshes shkodrane (-vjersha e shtatë)
-Për Sadijen kam ca llafe me vlerë,
I kam shkruar në një copkë letër,
janë kujtime bashkëshortore jete,
mbështjellë me shamiçkën e nënës,
si hajmali në një sepetkë të vjetër.
Po të shkosh në Shkodrën loce,
atje ku ke thurrur ëndrrat fëminore,
në themelet e kalasë së Rozafës,
nën një gur të legjendës gjej shkronjëtoren.
Fëmijëve, nipërve e mbesave tanë,
u thuaj që janë nga një anë,
nga kanë nënën e babanë,
Devoll e Shkodër një gjak janë,
mos mburren me të anë,
ashtu si ka thënë At Mjeda,
“gegë e toskë një asht Shqipnia.”
Vjershat e letrat e fletorkave,
mblidhi nga blloçkat ku janë,
bëji një libër, ”Kujtimet e Gruas”,
mos thur himne për mua,
shpirti im tërë jetën për ty u drithërua,
paçka se shkruaja dashuriçka për një grua.
Amanet po të le, ma mbaj emrin, Sadije,
je një grua e nderuar, gazetare e talentuar,
pa ty jeta ime s’kish të shkruar,
mbesat të ngjasin ty, princeshë Shqipërie.
@ Lua Kalana-Florida SHBA.
2-DASHURIA POETIKE
-poetit te pavdekshem Dritero Agollit,Nderi I Kombit
-Kujtesën shtrydhte në letër si limon,
të nxirrte lëng,mjaltë a melhem për plagë,
si nëna kur fëmijës i jep qumësht me lot,
të bënte vjershë dashurie për botën mbarë..
&
T’ia dhuronte miqve testament pasuri,
për vete i varfër asgjë në karta,pronësi
mundohej të gjente gjilpërën në kashtë,
vargjet i dilnin si filiza, lastarë të gjatë…
&
Sytë verbonte të qëndiste,të skaliste fjalët,
të bënte vargjet gjerdan varëse margaritar,
t’ia jepte tërë njerëzisë shpirtin në vargje
t’ia varte të dashurës, mbi zemër si medaljon,..
&
Kërkonte lëmoshë poeteve profetë,
ndonjë fjalë, a rimë që të lodronte,
me përçmim ia kthenin fletorkën ,
“vargje të varfra, mungojnë rrokjet! ”
&
U mbyll me vetminë vjershën ta lëmonte,
dita s’i arrinte pronarit t’ia merrnin frymën,
natën radhiste, ngjiste fjalët me zamkë
me flakën e qiririt Naimian gërmat i pikonte..
&
Hante veten me dhembë,vargu s’i shkonte
me gjakun e gishtave copë,fjalët flakëronte..
me lotët e dëshpërimit si xhelatinë lustronte,
vjershën e stolisi nuse, derisa driti e xixëllonte.
&
Kur ia lexoi Driteroit,zeri dridhej,zemra tik-tonte ,
“shenjtori poet”degjonte, e bekoi ,e puthi ne balle,
ia numeroi nje nga nje fjalet sikur ia diktone,
“per fukarane ke shkruar,bravo” ,melem per plage.
I perjeteshem kujtimi dhe vepra e pavdekshme e poetit devoll,Dritero Agolli,Nderi I Kombit
& Luan Kalana…Florida ,SHBA.