8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Amijete Çollaku!

 

Bëhu, motivi im!

Bëhu, motivi im
të gjej, forcën
të shpresoj.
Bëhu, motivi im
të shkruaj, një varg
ta kthej, në këngë
të ëndërroj…
Për jetën, që ikën
për rininë, që mbeti larg
për dashurinë, për të bukurat kujtimet tona, për ne.

Bëhu, një dorë
të më ngrejë, kur rrëzohem.
Bëhu, një qiell
të përhumbem, kujtimeve…
një qiell, plot me zogj
që të etur, për pak liri, largohen.
Bëhu, forcë
për të brishtën, zemrën time .

Bëhu, një fjalë, një përkëdhelje, një përqafim
të besoj, se jeta
është, dhuratë
e duhet, t’a jetoj…
Bëhu, si një dritë
të më ngroh, kur të fiket
drita e shpirtit, tim .
më lejo, të mbështetem në supin, tënd
e pa fund, të shpresoj..
Bëhu motivi im !
Amijete Çollaku!

Një jetë brënda një gote !

Brënda kësaj gote, sonte
kujtova, hardhinë përbri shpisë
ndjeva, mall e nostalgji
e dehur,prej bukurisë
së rrushve, të zinj
dhe prej, ëmbëlsisë ..

Duart e nënës
tek i mblidhte, me ngrohtësi
këmbët e saj,
në vaskë
tek shtypte, bërsi …
Kanatat e mbushura,
me verë e raki
mbanin, shije mikpritje
dhe mirësi..

Tek ngrinim, dollinë
me gotë, vere apo rakie
rreth tryezës, grumbulluar kundërmonte,aromë dashurie, ngrohtësie….
dhe njëherësh, gjithë gëzim
uronim, njëri – tjetrin
gëzuar, me një frymë.

Piva dhe unë, sonte
ehh, sa shumë piva
aq, sa u deha
sa shumë, momente
brënda, kësaj gote ndjeva.

U deha me ndjenja, me mall.
u deha, me dashuri …
me të gjithë këto, që kjo gotë, i nxuri sonte…
Kujtime, të një jete
përfshirë, brënda një gote …
Amijete Çollaku !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.