Rrikujtim!
Dje, Ishte Dita Ndërkombëtare, Kundër Cancerit!
Canceri, kjo metastazë vdekjeprurëse, një ndër sëmundejet, me kërcënuese, drejtpërdrejt me jetën.
Na prezanton, me suprizën e hidhur
të ndeshemi, me të
e të n’a ndryshon,mënyrën e së jetuarit.
Këmbanë, për të shikuar, jetën ndryshe
të gjejmë mënyrën, se si të shohim gjërat, që na rrethojnë
pa na pushtuar, paniku mënyrën, se si të gjejmë forcën
atë, t’a luftojmë.
Nuk ka njeri, që se ka përjetuar, një rast të tillë
që s’ka, humbur njerëzit e tij, të dashur nga kjo, virozë nga kjo, metastazë canceroze direkt, apo indirekt.
Ndaj,kur përplasemi, me këto, heronj
apo i kemi, në familje
dhe i përjetuam, nga afër
dhe ju, që jeni jashtë, kësaj loje
uroj, të shihni, jetën
sa të jetë e mundur, nëpërmjet syve, të tyre
sado pak, t’i mbështesim nga ana, shpirtërore dhe psikologjike
të gjejnë bukurinë, paqen, lumturin e jetës, tek çdo gjë që i rrethon
mbi të gjitha, brenda vetes që të dalin, fitimtarë nga kjo provë, me jetën. Gjithashtu, le të përcjellim mesazhin, sensibilizuez të luftojmë, këtë virozë që në embrion, me diagnozimin paraprak, për të gjithë, pa përjashtim me të drejtën, për të jetuar; SE JETA, ËSHTË E SHTRENJTË DHE E BUKUR
“”””””””””””””””””
Emigrantit!
Vite, me rradhë
jetojmë, larg
nga ty, vëndlindje,
nga ty qytet, fshat e mëhallë
nga ju, të afërm
motër e vëlla, babë e nanë.
Fillim, i vështirë
ecën, rrugës me veten, flet askënd, s’njeh
për askënd i/e rrëndësishme, s’je
asnjë, s’të flet
përveç natyrës, që të përqafon
dhe ndonjë luleje, që të fal aromë
e të buzëqesh.
Dhe dielli këtu, s’të ngroh
por, bëhet mall
e veç, të djeg.
Dhe dimri këtu, më shumë, zgjat
janë hallet, brenga, lotët, që dhe kur pranvera, troket
është, vështirë
të ngrohet shpirti i vrarë.
Dhe kështu, o miqt e mi kaluan, shumë vite
këtu tek jam, në këtë vënd.
Tashmë jeta, bën të vetën
shokë e miq, kemi plot rrugët, s’më janë të panjohura
po dhe çdo gur këtu, më njeh dhe e njoh…
Njerëzit, më përshëndesin qajmë, bëjmë shaka dhe qeshim, tok.
Njihem me njerëz, që s’i njihja dje
por, ma do zemra
t’i përshëndes
janë, bashkëatdhetarët
miqt e mi
që çdo ditë, njëri tjetrit
i themi, mirmëngjes.
Takohemi, me to shpesh
në postet e punës, në rrugë, apo në ndonjë kafene.
Tashmë pa frikën, që kishim dje
si lepuj, të trëmbur, në shkurre
i fshiheshim, ditës me diell
mos kapeshim, si miu në çark
për të vetmin, faj
se s’kishim, letra
dhe atë, të mallkuarën kartë
që prej prindësh, gjaku e farefisi, na ndanë.
Dhe kur puqemi, dy a më shumë
bisedat, për vëndlindjen shprehin, mall
dhe prej syve, si shkëndijë dashurie ndizet, zjarr.
Njëri tjetrit i dhurojmë, pakëz jetë nga jeta, jonë
i ngrohim, shpirtin e përmalltë
që largësia e mundon…..!
Amijete Çollaku!